Barcelona kthehet për Lautaro Martinezin

Barcelona ka ringjallur interesin për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, sipas asaj që thotë gazeta spanjolle Sport (përmes Sport Witness-it).

Martinez u bashkua me Interin nga Racing Club në merkaton verore të vitit 2018. Koha e tij tek ‘neraxurrët’ ka qenë e suksesshme, duke shënuar 46 gola në të gjitha kompeticionet.

Këtë sezon, bashkëpunimi i tij me Romelu Lukakun ka qenë një shtysë kryesore e skuadrës së Antonio Kontes. Të dy kanë shënuar 33 gola të Serie A së bashku, duke i bërë ata dyshen më produktive në kampionat.

Verën e kaluar, Martinez ishte i lidhur me një transferim të mundshëm për tek Barcelona, pas largimit të Luis Suarezit. Sidoqoftë, në mes të vështirësive financiare, gjigantët katalanas nuk arritën të vulosnin kalimin.

‘Sport’ tani pretendon se ‘blaugranët’ janë të gatshëm të bëjnë një tentativë tjetër për sulmuesin nëse ai nuk arrijnë të marrin Erling Haalandin nga Borussia Dortmund.