Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rreziku nuk na vjen nga Afganistani, por nga talebanizmi politik

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Peza

Ishte e pritshme që bashkë me vendimin e Qeverisë “Rama” për pranimin e refugjatëve politikë që po ikin nga Afganistani, pas rikthimit të talebanëve në pushtet, të niste edhe debati politik i radhës në Shqipëri. Kjo jo vetëm për shkak të kulturës sonë të debatit, sipas logjikës së lojës së kungulleshkave, por edhe për shkak se këtë radhë në mes është SHBA.

Administrata e Presidentit Joe Biden, i ka bërë thirrje solidariteti të gjitha qeverive aleate kudo nëpër botë dhe shqiptarët nuk kishin sesi të qëndronin mënjanë, qoftë këtu e qoftë në Kosovë. Kjo gatishmëri nuk ka lidhje vetëm me aleancën tonë strategjike, jo vetëm me raportin tonë historik, jo vetëm me detyrimet si vend anëtar i NATO-s, por edhe për shkak të së shkuarës sonë si një komb emigrantësh.

Për këto dhe shkaqe të tjera, atëherë kur mendohej se do ishim të gjithë bashkë në përballimin e kësaj sfide të re, ka nisur një debat në dukje parimor por që në thelb fsheh qasjen e propogandës së opozitës sonë përballë SHBA. Që nga momenti kur Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij, fryma kundër SHBA, po vjen vetëm duke u shtuar.

Sa më shumë që i afrohemi ditës kur skadon ultimatumi i ambasadores Yuri Kim, për mosuljen e Sali Berisësh brenda grupit Parlamentar të PD në sallën e Kuvendit, aq më agresive bëhet propaganda antiamerikane në Shqipëri. Kanë shkuar aq larg sa Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk ka gjetur akoma kohë për të përshëndetur ardhjen në Shqipëri të emigrantëve afganë, që u rrezikohet jeta nga regjimi i ri taleban!

Çdo ditë që kalon, hidhet publikisht nga një tezë e re, për ta goditur aktin e mikpritjes sonë. Orët e fundit, po flitet për një rrezik afgan në Shqipëri, si një rrezik për demokracinë tonë. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama po kritikohet ironikisht si një lider që është votuar për të qeverisur Shqipërinë dhe jo Afganistanin. E kështu me radhë.

E para, në historinë moderne, asnjë valë emigrantësh nuk e ka cënuar demokracinë e një vendi, por e ka ndihmuar diversitetin dhe bashkëjetesën përmes shpirtit të solidaritetit. Këto ditë, Shqipëria përkujtoi 30 vjetorin e valës së madhe të emigracionit drejt Italisë, të cilët gjetën si të vetmne mundësi për ti ikur dëshpërimit brigjet përballë. Për çdo gjë mund të jenë ankuar italianët, por vetëm se emigrantët tanë i vunë në rrezik demokracinë, jo.

E dyta, emigracioni shqiptar qoftë ai i viteve 1990, e qoftë ai i Kosovës në vitin 1999, ishin arratisje nga diktatura, genocidi dhe krimet kundër njerëzimit. Edhe emigrantët afganë po i ikin rrezikut që u kanoset për jetën, për shkak se ishin prej 20 vjetësh bashkëpunëtorë të SHBA dhe forcave të tjera paqeruajtëse që shkuan me mision atje, përfshirë edhe ato të ushtrisë shqiptare.

E treta, emigrantët afganë po ikin nga frika e hakmarrjes talebane, sepse ndryshe nga ata ishin pro demokracisë, pro të drejtave dhe lirive të njeriut, pro pluralizmit, pro jetës, pro kulturës së bashkëjetesës dhe pro aleatit tonë strategjik SHBA.

Shqipërisë nuk i ka ardhur asnjëherë rreziku nga ata që kemi patur mundësi të strehojmë përgjatë historisë, e aq më pak do na vijë këtë radhë, nga ato qindra emigrantë që po vijnë nga Afganistani për tu strehuar këtu përkohësisht e në vende të mbyllura. Rreziku Shqipërisë, asnjëherë nuk i ka ardhur për asnjëlloj arsye, nga Afganistani. Jo vetëm për shkak të gjeografisë, por për shkak të historisë dhe pafuqisë totale të një vendi që e fundit gjë që i shkon ndërmend sot, është që të na rrezikojë ne.

Rreziku Shqipërisë i ka ardhur gjithmonë nga talebanizmi politik, që ka filluar në agimin e shtetit, me Haxhi Qamilin e ata që i shkonin nga pas duke thirrur “Dum Babën” dhe deri në ditët e sotme. Rreziku na ka ardhur nga të gjithë ata, që për bythën e karrikes së vet, janë gati që ti vendosin zjarrin jo vetëm aleancës sonë me SHBA, NATO-n dhe perëndimin, por edhe Shqipërisë vetë.

Një populli emigrator nuk mund ti vijë rreziku nga emigrantët, por vetëm nga ata që për shkak të talebanizmit të tyre politik, janë gati të përdorin edhe këtë kartë humane për interesat personale. Talebanizmi i tyre politik shkon deri atje, sa tani janë gati që ta çojnë edhe Lulzim Bashën në gijotinë, vetëm se ishte në anën e SHBA këtë radhë. Kur ia bëjnë këtë sot në opozitë edhe atij që e quajnë liderin e tyre, imagjinoni se çfarë do të ishin në gjendje që të bënin, nëse do të ishin tani në pushtet!

Tags: afganetAlfred Pezarama

TË LIDHURA

Zbuloni arsyen se përse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
Editorial - Opinione

Zbuloni arsyen se përse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

16:44 | 11/01/2025
Pas zgjedhjes së Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës, Rama emëron prefektin e ri të Vlorës
Aktualitet

Pas zgjedhjes së Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës, Rama emëron prefektin e ri të Vlorës

21:00 | 09/01/2025
Rexhepi ekstradohet nga Turqia, Lala zbulon detaje nga “karriera” e tij kriminale
Editorial - Opinione

Rexhepi ekstradohet nga Turqia, Lala zbulon detaje nga “karriera” e tij kriminale

21:45 | 08/01/2025
Next Post
Gratë zhduken nga televizionet afgane

Gratë zhduken nga televizionet afgane

Afganistani i destinuar të jetë peng i errësirës mendore e shpirtërore

Afganistani i destinuar të jetë peng i errësirës mendore e shpirtërore

Pandemia nxit biznesin e bizhuterive të çmuara

Pandemia nxit biznesin e bizhuterive të çmuara

JU REKOMANDOJMË

Aksident me vdekje në vend/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me dy makina të tjera

Aksident me vdekje në vend/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me dy makina të tjera

21:19 | 08/01/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Frika nga virusi HPMV, epidemiologu: E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri, ja simptomat

Frika nga virusi HPMV, epidemiologu: E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri, ja simptomat

17:25 | 08/01/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Janar 2025

22:45 | 06/01/2025




TË FUNDIT

A do të ketë reshje dëbore në Tiranë? Porja: Të mërkurën temperaturat zbresin në -10 gradë C
Aktualitet

A do të ketë reshje dëbore në Tiranë? Porja: Të mërkurën temperaturat zbresin në -10 gradë C

by mirseda
16:42 | 13/01/2025
0

Lajda Porja dha detajet e fundit sa i përket asaj që pritet të ndodhë në orët në...

Stuhi në Lushnjë! Disa fshatra pa energji, era rrëzon pemë dhe objekte

Stuhi në Lushnjë! Disa fshatra pa energji, era rrëzon pemë dhe objekte

16:20 | 13/01/2025
Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e makinave nën standardin “Euro 5”

Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e makinave nën standardin “Euro 5”

16:10 | 13/01/2025
Hapet dogana në Kapshticë, rikthehet qarkullimi për kamionët dhe autobusët

Hapet dogana në Kapshticë, rikthehet qarkullimi për kamionët dhe autobusët

16:03 | 13/01/2025
G Bani lexon zarfin e zi, dënimi që i dha Vëllai i Madh

G Bani lexon zarfin e zi, dënimi që i dha Vëllai i Madh

23:32 | 11/01/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com