Komuniteti shqiptarë në Nju Jorku dhe New Jersey, po kërkon ndihmë për vogëlushin Ilvi. Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikalë, por familja nuk është në gjendje të përballojë operimin.
Ai është djali i vetëm i çiftit të ri nga Veriu i Shqipërisë.
Një kishë në Shtetet e Bashkuar po ndihmon në mbledhjen e fondeve për Ivin. Ndërhyrja e tij kirurgjikale pritet të bëhet në Shtetet e Bashkuara. Ai ka lindur me sëmundjen nga e cila vuan. Tani ai mund të gjymtohet nëse nuk nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
8- vjeçari ka ardhur në jetë nga një lindje e parakohshme. Ai nuk mund të ecë, për shkak të dhimbjeve që ndjen në gjymtyrë. Familja e tij e ka vizituar një numër qendrash mjekësore në rajon. Por, SHBA është alternativa më e mirë për shkak të ekipit të kirurgëve që do marrin përsipër operimin.
Spitali ku do të bëhet e mundur ndërhyrja kirurgjikale është gjetur dhe operimi nuk do të kushtojë. Por, fondet do të nevojiten për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimin e prindërve në Shtetet e Bashkuara. Duhet të priten dy bileta udhëtimi për në SHBA. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është e detyrueshme ndërhyrja kirurgjikale. Fondet duhet të mblidhje se më shpejt, pasi në fund të nëntorit pritet të bëhet ndërhyrja./Përshtati Tirana Today/