Eurodeputeti David Lega është shprehur sërish kundra paketës “Antishpifje”, e cila pritet të miratohet ditën e sotme në Kuvend.
Përmes dy postimeve në Twitter, Lega shprehet se qeveria duhet të zbatojë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës. Sipas tij, nëse projektligji kalon edhe në Kuvend, atëherë hapja e negociatave për Shqipërinë do të rrezikohet.
“Nëse administrata Rama miraton projektligjin e medias në seancën plenare në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, shprehet David Lega.
<— If the Rama administration approves the media legislation in plenary in its current form it will seriously endanger the chances for opening of EU membership negotiations. They need to comply with the recommendations issued by the European Commission and the Council of Europe.
— David Lega (@DavidLega) December 18, 2019
Ndërsa në postimin tjetër ai sqaron se që të hapen negociatat, Shqipëria duhet të plotësojë kriterin e Danimarkës.
“Parlamenti Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të plotësojë kriterin e Kopenhagen, që është standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat”, shkruan ai në postimin e tij.
The @EPPGroup in the European Parliament strongly believes in opening EU membership negotiations with Albania. However, Albania needs to comply with the Copenhagen criteria, that are the basic and minimum standard for a candidate country. —>
— David Lega (@DavidLega) December 18, 2019