Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rrethimi i Sarajevës/ Kur Millosheviçi riktheu tmerret e Luftës së Dytë Botërore

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rrethimi i Sarajevës/ Kur Millosheviçi riktheu tmerret e Luftës së Dytë Botërore

Lufta për pavarësinë e Kosovës në vitet 1998-1999, shkaktoi afro 13.500 të vrarë, nga të cilët mbi 10 mijë shqiptarë etnikë. Sakrifica është padyshim e madhe, por disa vite më parë luftërat në Kroaci dhe Bosnje, që sollën shpërbërjen e ish-federatës Jugosllave, shkaktuan të paktën 140 mijë të vrarë.

Nëse shqiptarët e Kosovës, i shpëtoi ndërhyrja e shpejtë ushtarake e Shteteve të Bashkuara përmes NATO, në fillim të viteve 1990, Uashingtoni ia la në fillim zgjidhjen e konfliktit Bashkimit Evropian. Me diplomacinë e tyre të ngathët, dhe pa asnjë mekanizëm force nga pas, evropianët u dribluan me lehtësi nga presidenti jugosllav i kohës, Sllobodan Millosheviç. Sigurisht, masakrat më të mëdha u konsumuan në Bosnje.

Shumëkush mund të ketë dëgjuar mbi atë të Sbrebrenicës, ku në pak ditë serbët vranë mbi 8000 burra dhe djem bosnjakë. Por drama me e madhe ishte padyshim rrethimi i gati 4-vjeçar i Saravejës. Sarajeva u rrethua nga ushtria e Republikës Srpska nga 5 prilli 1992, një muaj pas shpalljes së pavarësisë nga Bosnja, deri më 29 Shkurt 1996, pra 1425 ditë.

Ai rrethim, ishte padyshim më i gjatë i një kryeqyteti në historinë e luftës moderne. Zgjati 3 herë më shumë se Beteja e Stalingradit, dhe 1 vit më shumë sesa rrethimi i Leningradit nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Trupat serbe ishin rreth 18 mijë, por të armatosura dhe furnizuara në vazhdimësi nga Beogradi.

Ato u pozicionuan në kodrat përreth kryeqytetit boshjak, dhe nga aty sulmuan qytetin me artileri, tanke dhe armë të vogla. Sipas të dhënave, në një diametër rreth 60 kilometrave ishin vendosur 250 tanke, 120 mortaja-hedhës, dhe shumë topa dhe snajperë.

Forcat boshnjake nisën të shtojnë radhët, dhe pas një viti e gjysmë numëronin rreth 70.000 trupa. Por ato kishin në fillim shumë pak armatime dhe municione, dhe ishin të paafta të çanin rrethimin. Nga ana e tyre, edhe serbët kishin frikë të ndërmerrnin një sulm frontal, nga frika e një luftë të pambarimtë guerrile.

Forcat serbe, filluan të bombardojnë Sarajevën më 6 prill, pikërisht ditën kur faktori ndërkombëtar e njohur pavrësinë e Bosnjes. Ndërkohë më 2 maj, u vendos një bllokadë totale e qytetit. Serbët bllokuan rrugët kryesore, duke prerë furnizimet me ushqime dhe ilaçe, teksa ndërprenë shërbimin me ujë, energji elektrike dhe ngrohje.

Bota nisi të shokohej nga ajo që shihte përditë në televizion. Njerëz që vraponin t’u fshiheshin snajperave serbë, të vdekur në rrugë, dhe të plagosur që kërkonin dëshpërimisht ndihmë. Disa rrugë u bënë veçanërisht të rrezikshme, sidomos rruga kryesore që të çonte në aeroport.

Vrasja e Admira Ismiç dhe Boshko Bërkiç, një çift të rinjsh të dashuruar, vajza boshnjake dhe djali serb, u shndërrua në një simbol të vuajtjeve të mëdha të Sarajevës. Frigoriferët u bënë vendstrehime për fëmijët gjatë bombardimeve; orenditë dru për zjarr ose për arkivole; tubat metalikë të çezmave u shndërruan në pushkë.

Ndërkohë garazhet u shndërruan edhe ato në vendstrehime, makinat në mure anti-snajper; ndërsa këpucët, qilimat, librat, fotografitë dhe rrobat e vjetra, në materiale të djegshme për t’u ngrohur gjatë netëve të ftohta të dimrit.

Për të shmangur rrethimin, boshnjakët hapën një tunel nëntokësor në mesin e vitit 1993. Ai ndihmoi shumë furnizimet me ushqime dhe armë, dhe u dha mundësi disa banorëve që të largoheshin nga qyteti.

Bombardimet i morën jetën shumë banorëve. Vrasjet ishin bërë aq të zakonshme, sa që çdo vdekje e natyrshme cilësohej një luks. Më 1 qershor 1993, 11 njerëz u vranë dhe 133 u plagosën gjatë kohës kur po ndiqnin një ndeshje futbolli. Më 12 korrik të po atij viti, 12 njerëz u vranë ndërsa prisnin rradhën për të mbushur ujë në një çezmë të vogël.

Sulmi më i rëndë, ndodhi mbi tregun e Markales më 5 shkurt 1994, kur u vranë 68 civilë dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Ajo ngjarje nxiti Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Butros Butros-Ghali të kërkonte nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicione serbe.

OKB lëshoi një ultimatum më 9 shkurt ndaj për serbëve të Bosnjës, duke kërkuar që ata të largoheshin  prej andej. Serbët pushuan granatimet për disa javë. NATO do përshkallëzonte sulmet ajrore vetëm pas Masakrë së Srebrenicës në gushtin e 1995-ës, kur serbët do të pësonin humbjet më të rënda.

Luftimet u përshkallëzuan në terren, ndërsa forcat e përbashkëta boshnjak-kroate kaluan në kundërsulm. Serbët u tërhoqën gradualisht nga Sarajeva dhe zonat e tjera. Një armëpushim u arrit në tetor 1995, ndërsa më 14 dhjetor, Marrëveshja e Dejtonit solli paqe në vend, dhe çoi në stabilizimin e situatës.

Qeveria boshnjake, njoftoi zyrtarisht përfundimin e rrethimit të Sarajevës më 29 shkurt 1996, kur forcat serbe boshnjake lanë pozicionet e tyre brenda dhe rreth qytetit. Deri në fund të rrethimit u vranë gjithsej 13.952 njerëz. Nga këta 6.137 ushtarë boshnjakë, 2.241 serbë, dhe 5.434 civilë bosnjakë, mes të cilëve 1.601 fëmijë. Ndërkohë u plagosën mbi 50 mijë banorë.

Bombardimet gati 4-vjeçare, kishin shkatërruan mbi 10.000 apartamente dhe dëmtuar mbi 100.000 të tjera. Pas luftës, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë (ICTY), dënoi 4 zyrtarë serbë për akuza të shumta krimesh kundër njerëzimit të kryera gjatë rrethimit, përfshirë terrorizmin.

Stanislav Galiç dhe Dragomir Milosheviç u dënuan respektivisht me burgim të përjetshëm dhe 29 vjet burg. Eprorët e tyre, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, u dënuan dhe u dënuan me burg të përjetshëm. Gjykata e Hagës dënoi me 29 vjet burg edhe Sllobodan Miloseviçin për terrorizimin e popullatës së Sarajevës. Megjithatë, shumë nga komandantët e njësive ushtarake serbe, nuk u gjykuan kurrë për rolin e tyre në krimet e përbindshme të luftës ndaj popullatës civile.

TIRANA TODAY

Tags: NATOSHBAshqiptarët e KosovësSllobodan Millosheviç

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Luftë në Serinë A. Klubet shkurtojnë rrogat e lojtarëve, Sindikata: E turpshme!

Luftë në Serinë A. Klubet shkurtojnë rrogat e lojtarëve, Sindikata: E turpshme!

Jennifer Lopez: fyerje në mediat sociale për shkeljen e karantinës

Jennifer Lopez: fyerje në mediat sociale për shkeljen e karantinës

Dikur Boris Johnson iu jepte dorën qëllimisht të infektuarve, tani i duhen katër litra oksigjen

Dikur Boris Johnson iu jepte dorën qëllimisht të infektuarve, tani i duhen katër litra oksigjen

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com