Një rrëshqitje masive e tokës në një fshat në jug të Kinës, ka lënë të paktën deri tani 36 persona të vdekur.
Sipas mediave të huaja, raportohet të jenë zhdukur edhe 15 persona të tjerë, pasi rrëshqitja e tokës ka goditur më shumë se 20 shtëpi në zonën e Guizhou. Ndërkohë, raportohet se është bërë e mundur shpëtimi i më shumë se 40 personave.
Këto rrëshqitjet masive të dheut vijnë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë mbërthyer prej ditësh të gjithë Kinën.
Mendohet se në 36 viktimat e shënuara të jenë edhe 2 fëmijë, dhe një nënë me një foshnjë.