Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rrëfimi tronditës i minatorëve: Minierat ishin ferri ynë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Rrëfimi tronditës i minatorëve: Minierat ishin ferri ynë

Minatorët dalin përsëri në protestë. Prej më shumë se 10 vitesh, ata enden nëpër rrugë përballë institucioneve për të kërkuar diçka. Statusin e tyre.

Një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë, bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

Ata kërkojnë rritjen e pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual. Gjithashtu kërkojnë kontrolle shëndetësore peridioke falas dy herë në vit. Të gjithë kanë lënë diçka në ato miniera ku kanë punuar vite më parë, por sot ata nuk po marrin asgjë në këmbim, as atë që ata meritojnë.

Hekuran Bace thotë për Tirana Today se të gjithë punonin me frikë, sepse jeta e tyre nuk ishte e sigurt në asnjë moment. Dhe se fatlumë ishin ata që dilnin me pak lëndime.

“Kam punuar 25 vite në tokë dhe tani unë marr si pension vetëm 150 mijë lekë. Ku e përballoj dot jetën unë me kaq pak lekë?! Gjatë punës kam thyer këmbën, por për fat të fëmijëve shpëtova. Si puna ime kanë qenë shumë të tjerë. Ne ishim fatlumët, se shumë të tjerët humbën jetën nëpër miniera. Atje hyn dhe mendon a do të dalësh dot.”

“Unë kam punuar 13 vjet në minierë dhe nuk po marr asnjë lekë. Ato vite kanë qenë shumë të rrezikshme, pa gjumë, turni i tretë, i parë apo i dytë, nuk kishte rëndësi, duhej të ishe në dispozicion të punës. Imagjino në lagështirë, errësirë, me kilometra thellë. Kemi pësuar dëmtime si jo. Na bini gurë nga krahët, kurrizi, gjithçka ishte e pasigurt. Këta të mëdhenjtë thjesht ta provojnë njëherë, të hyjnë, jo të punojnë dhe ta shohin si është jeta atje poshtë,”- rrëfen për Tirana Today Riza Biba.

Me dhjetëra minatorët dolën para Kryeministrisë, të pafuqishëm, të lodhur nga gjithë ato vite punë dhe të zhgënjyer nga mungesa e vëmendjes prej qeverisë dhe shoqërisë.

“Ne ishim minatorë, ne ishim partizanët e nëntokës. Kemi punuar nga 15 vjet , prodhonim gazin metan, shembej mali, i thonë rreth 100 mina në 24 orë. Kemi punuar në zemër të maleve të Shqipërisë. Punonim dhe të dielave ose nga 16 orë, sepse vinte vapori dhe paguanim përqindje që e merrte rumuni atëherë. Mundësia për të mos dalë gjallë prej atje, nuk ishte e pamundur. Kanë vdekur 5 minatorë vetëm në sektorin tim.  E kemi bërë këtë profesion nga e keqja, sepse nuk kishim mundësi ekonomike,”-shprehet Durim Pere.

Sipas Petrit Rakipi, minator prej 11 vitesh thotë për Tirana Today se ata që punonin në miniera ishin të dënuar politikisht dhe ajo ishte rruga e vetme për të punuar.

“Kam punuar 11 vjet në minierë në Kolonjë. Isha 40 vjeç kur hyra, atje do shkosh më thanë, nuk ka punë tjetër. Mbas dënimit se ne kemi qenë edhe të dënuar, pasi shtresa që shkonte në minierë ishin të gjithë të dënuar politikisht. Gjithmonë e kishin rrugën me miniera këta njerëz, nuk ekzistonte rrugë tjetër. Unë jam dënuar për një fotografi të Enver Hoxhës, që nuk e vara. Unë kam bërë punën më të rëndë, unë bëja çarmatimin e formave, shfrytëzohej minerali dhe unë bëja çarmatimin e hekurave që mbanin malin. Isha i rrezikuar gjatë gjithë kohës dhe nuk e di sesi kemi dalë gjallë, pasi futeshim dhe nuk e dinim në do dilnim apo jo.”

Pas një pune të vështirë mbi një dekade, ish-minatorët vazhdojnë të vuajnë edhe sot neglizhencën e institucioneve. Ata thonë se do të vazhdojnë të protestojnë, pasi nuk kanë çfarë të humbasin. TIRANA TODAY

Tags: aksidentekushtet e këqinjaMinatorëtminieraneglizhenca e institucioneveprotesterrefimistatusin

TË LIDHURA

“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE
Politikë

“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

21:50 | 08/09/2025
Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore
Aktualitet

Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

21:36 | 08/09/2025
Aksident në aksin rrugor Krumë-Golaj, dy Benza-t përplasen me njëri-tjetrin, vdes një nga drejtuesit e automjeteve
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Krumë-Golaj, dy Benza-t përplasen me njëri-tjetrin, vdes një nga drejtuesit e automjeteve

21:08 | 08/09/2025
Next Post
Franca dhe Holanda kundër hapjes së negociatave, Danimarka ‘ndryshon’ qëndrim

Franca dhe Holanda kundër hapjes së negociatave, Danimarka ‘ndryshon’ qëndrim

Dorëhiqet kryeministri gjeorgjian pas mosmarrëveshjeve me liderin e partisë

Dorëhiqet kryeministri gjeorgjian pas mosmarrëveshjeve me liderin e partisë

Rregullimet në autostradë/Kaos në Vorë, makinat në vend numëro

Rregullimet në autostradë/Kaos në Vorë, makinat në vend numëro

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë
Sport

Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë

by mirseda
22:53 | 08/09/2025
0

Kosova merr një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë Kualifikuese të Botërorit, teksa...

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

22:35 | 08/09/2025
Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

22:21 | 08/09/2025
Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

22:04 | 08/09/2025
“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

21:50 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com