Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Rrëfimi i Vrionit: Një italian më bindi të zgjedh Shqipërinë dhe më bëri dhuratën…

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Sulmuesi më i ri i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, festoi të hënën 20-vjetorin e lindjes. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, talenti shqiptar që luan me Venezian në Serinë B ka folur për karrierën e tij dhe debutimin me fanellën kuqezi. Ai e ka cilësuar si dhuratën më të bukur që ka marrë për ditëlindje, pasi nuk e priste që të debutonte që tani në Ligën e Kombeve.

Gazzetta dello Sport i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme Vrionit, dy faqe në edicionin e saj lokal për këtë të martë, duke treguar historinë e djaloshit që bashkon dy kultura dhe që Italinë e konsideron shtëpinë e tij, edhe pse është shqiptar 100% dhe e ka bërë zgjedhjen e tij.

Shqipëria dhe Italia, dy vende që Vrioni i ka në zemër, me sulmuesin që e ka lidhur ngushtë karrierën me Italinë, sepse është rritur te Sampdoria dhe vitin e shkuar ishte në huazim te Pistoiese, ndërsa këtë vit është huazuar te Venezia, në Serinë B. Shqipëria, vendi prej ku në vitin 1996 u arratisën prindërit e tij Arben e Rita, ndërsa dy vite më vonë lindi Giacomo. Italia e Shqipëria në fatin e tij, dy vende dhe dy fanella, sepse sulmuesi i talentuar ka luajtur për Italinë U18 dhe U19, ndërsa më pas kaloi te Shqipëria U21 dhe Shqipëria A.

Marche është krahina ku është rritur Vrioni, ku familja e tij u përshtat në mënyrë perfekte dhe ku sulmuesi nisi fluturimin. Të hënën u kthye në Mestre, për të festuar ditëlindjen në stërvitje me Venezia-n, aty ku ka takuar një legjendë të futbollit italian, ish-portierin Walter Zenga, i cili gjatë kohës që Vrioni ishte jashtë Italisë mori drejtimin e skuadrës lagunare (u pushua nga puna Stefano Vecchi). E kishte takuar edhe para 3 vitesh, kur “Njeriu Merimangë” drejtonte Sampdorian, por tashmë Vrioni do ta ketë trajner atë që para pak kohësh u përfol edhe si kandidat për drejtimin e Shqipërisë. Prindërit lanë Shqipërinë për Italinë, Giacomo ka ndjekur rrugën e kundërt, por në aspektin sportiv, raporton Telesport.

DHURATA – “Dhuratën e ditëlindjes ma bëri para kohe Panuçi, duke më lejuar të debutoj në kombëtare pa mbushur 20 vjeç. Emocion i pabesueshëm, nuk e prisja të luaja në Ligën e Kombeve. Isha i ulur në stol, kur më tha të bëhesha gati. Kur do futesha, më kërkoi që të tregohesha sa më i egër në zonë, ashtu si në stërvitje”.

SAMPDORIA – Nga Matelica e vogël në Marche, ku la familjen dhe vëllain Alessio, edhe ky sulmues, Giacomo nisi fluturimin e vet. Te Sampdoria e mori Silvio Pagliari, në vitin 2015, kontrata e parë u firmos deri në vitin 2020, më pas u zgjat deri në 2022. “Te Samp më morën në moshën 17-vjeçare, duhet të falënderoj Giovanni Invernizzi-n që besoi tek unë. Erdhi të më shihte, së bashku me Silvio Pagliari-n, në një ndeshje Sambenedettese-Matelica. Ishte ndeshja e debutimit tim në Serinë D, më morën menjëherë”.

ORIGJINA – Te Sampdoria U17 e drejtonte Ciccio Pedone, i cili si futbollist ishte lideri i Venezia-s së Walter Novellino-s në vitin 1998, vit i ngjitjes në Serinë A. Marche, Liguria dhe më pas Venezia, por me Shqipërinë në zemër. “Gjatë verës, deri kur firmosa për Sampdorian, kthehesha shpesh. Kemi një shtëpi në Durrës dhe atje kaloja verën, me kushërinjtë e mi, në plazh. Vitet e fundit e kam pasur më të vështirë të kthehem, por në këtë javë me kombëtaren kam rigjetur të njëjtin vend që njihja”.

ZENGA – Në vitin 2015, kur firmosi për Samp, Vrioni ka një kujtim të paharruar edhe për faktin se u takua me Walter Zenga-n. “Më grumbulloi për dy miqësore, në shtator, kundër Entella-s dhe Savona-s. I lashë një përshtypje të mirë, aq sa për disa ditë u stërvita me ekipin e parë. Është një trajner me eksperiencë të madhe dhe karakter të shkëlqyer. Nuk e kam përjetuar personalisht atë që ka ndodhur te Venezia javën e shkuar, por ndihesha mirë me trajnerin Vecchi”.

TRAJNERËT – Alban Bushi i dha një fanellë titullari në Cagliari, kundër Italisë, dhe Vrioni ia shpërbleu, duke shënuar ndaj Italisë U21. “Debutimi me Shqipërinë U21 ishte i çuditshëm: në Itali dhe kundër axurrëve. Ishte si të sfidoja një pjesë të vetes sime, edhe goli më krijoi një ndjesi të çuditshme. Ishte një shenjë e fatit”. Më pas Panuçi dhe debutimi në Izrael: “Është meritë e tij nëse zgjodha Shqipërinë për të luajtur në nivel kombëtaresh A. Në javët e fundit më ka telefonuar pa fund, duke më bërë të ndihem i rëndësishëm”.

FAMILJA – Giacomo Vrioni është shumë i lidhur me familjen e tij. “Falë prindërve të mi, kam ruajtur një lidhje të fortë me vendin tim të origjinës. Ishin jashtëzakonisht krenarë për debutimin tim në kombëtare: u dhanë një gëzim të paparë. Kam marrë qindra mesazhe pas ndeshjes së Shqipërisë. Më i veçanti? Më mallëngjeu një mesazh nga mamaja ime Rita pas ndeshjes. Në fund të ndeshjes telefonatën e parë e pata me të: doja të dëgjoja zërin e prindërve”.

RONALDO – Vrioni dhe Zenga, “ish” te Sampdoria, por edhe tifozë të thekur të Interit. “Jam dashuruar me futbollin dhe jam bërë tifoz me Interin për faj të xhaxhait tim Arian, i cili kur isha i vogël më tregonte videot e Ronaldos. Isha i çmendur pas tij: ishte fenomenal, unik. Më pëlqen shumë edhe Ibrahimovic, por fenomeni ishte tjetër kategori”. Tani Vrioni e ka mendjen te Venezia e tij: “Jam mirë, ndihem gati, duhet të dalim sa më shpejt nga kjo situatë në renditje. Na pret Verona, Zenga do na japë karikimin e duhur”.

Tags: bëribindidhuratënitalianrrefimiShqipërinëVrionitzgjedh

TË LIDHURA

Aktualitet

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare merret nën hetim për akuzën e pastrimit të parave

13:42 | 04/06/2026
Sport

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Sport

Siguri e lartë në “Air Albania”, pak interes për Shqipëri–Izrael

20:57 | 03/06/2026
Next Post

Oferta e “çmendur”/15 milionë dollarë për revanshin me McGregor, ja vendimi i Khabib

FMN: Kosova mund të shkojë drejt krizës fiskale

Ekskluzive/“Doktori i vipave”: Operimi i organeve gjenitale, trend në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

by mirseda
17:17 | 04/06/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza mjaft të rënda nga foltorja...

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026

Braçe: Greqia po mban padrejtësisht sigurimet e shqiptarëve

16:58 | 04/06/2026

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

16:38 | 04/06/2026

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Hita zbardh detaje nga vrasja e efektivit në Maliq

16:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com