Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rrëfim për birrën që i rezistoi luftës, “Peja” e gjithë shqiptarëve

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Rrëfim për birrën që i rezistoi luftës, “Peja” e gjithë shqiptarëve

47 vjet më parë në Pejë filloi të prodhohej birra e cila do të ishte pasaporta e qytetit për shekuj me radhë. Nuk është më veç birra e një qyteti, apo e një shteti është pija e gjithë shqiptarëve. Gjithçka ka filluar në maj të vitit 1971, në ato vite ishte me licencë gjermane deri në vitin 1978. Në këtë periudhë fabrika rrezikonte të mbyllej, pasi nuk po prodhohej birrë mjaftueshëm për të përmbushur kapacitetin. Por, fundi as nuk mendohej për Birrën Peja.

“Birra Peja gjithmonë ka qenë e parë, kjo për shkak të kualitetit, ndaj edhe në ish-Jugosllavi preferohej nga të gjithë, ishte e vetmja.”

Mybeshir Pajaziti, drejtor i prodhimit në ‘Birrën Peja’, është një prej punonjësve më të vjetër në fabrikë. Ai njeh çdo derë, çdo makineri, çdo grimcë të birrës.

“Unë punoj që nga viti 1981 dhe asnjëherë nuk e kam menduar që të shkoj diku tjetër. Sepse këtu kam gjetur kënaqësinë e shpirtit tim. Ne të gjithë këtu, jemi aq të afërt me njëri-tjetrin dhe shumë të përkushtuar për procesin e prodhimit, saqë në radhë të parë kemi fabrikën dhe pastaj pjesë të tjera të jetës.

Ka qenë dhe është fabrikë e cila ka cilësi dhe kualitet. Ne nuk punojmë çdo ditë për të pasur kualitetin më të mirë, me qëllim ngritjen e çmimit, por për jetëgjatësi të fabrikës.”

Me fillimin e Luftës, Kosova u paralizua, gjithçka ndaloi. Sikundër ndodhi me fabrikën e Birrës Peja. Për t’u rikthyer përsëri disa muaj më vonë. Sepse aty vazhdonte të kishte jetë, duheshin veç njerëzit që birra Peja të ngrihej sërish.

“Ne jemi kthyer në Kosovë rreth mesit të qershorit, pas daljes së forcave serbe. Menjëherë shkova në Prefekturë dhe kërkova të vija në fabrikë. Më thanë që mund të jetë e kotë, por unë i thashë që e  dija se do të kishte birrë dhe nëse nuk mirëmbahet do të prishet. Të nesërmen, që në orën 7:00 ka filluar puna. Ishte një emocion shumë i madh, ishte para shtëpisë e familjes, një kënaqësi shumë e madhe të vije në fabrikë.

Atë ditë unë dola në një komunikatë për mediat dhe i kam ftuar të gjithë shqiptarët jashtë që të kthehen sepse birra Peja ka filluar të punojë. Edhe shumë veta u kthyen. Në vitin 2006 është bërë privatizimi i fabrikës së birrës Peja. Por, me ardhjen e investitorit të dytë “Devolli Group”, në vitin 2014 filloi një etapë e re. Sepse tani janë bërë investime më të mëdha.”

Sapo hyn në fabrikën e Birrës Peja, përballesh me një qytet më vete. Edhe pse teknologjia është e fjalës së fundit, ajo çka është më e rëndësishme është lënda e parë, ajo duhet të jetë më shumë se cilësore. Birra Peja furnizohet nga burimi i Drinit të Bardhë, duke sjellë freskinë dhe shijen e pakrahasueshme.

“Faza e parë e prodhimit të birrës është zierja e tretësirës së ëmbël. Ky proces zgjat përafërsisht 12 orë dhe bëhet kontrolli i gjithë procesit teknologjik të lidhur direkt me bazën në Gjermani.

Faza e dytë është fermentimi   i sheqernave të mushtit në alkool dhe dioksid karboni. Mbas shtatë ditëve birra është e fermentuar dhe kalon në procesin e tretë atë të maturimit dhe stazhornimit të birrës.

Ndërkohë faza e katërt lidhet me filtrimin e birrës. Ky filtër është i programuar për 10 orë punë, por ne punojmë rreth 17 orë punë. Sepse birra e jonë edhe para se të filtrohet është aq e pastër saqë filtri mund të mbajë kaq shumë orë pune. Por, pajisjet tona janë aq mirë të konstruktuara saqë nuk e lejojnë të dalë birra jashtë.

Në laboratorin e kimisë, jepet vula nëse do të shkojë apo jo në treg, ku laborantët më të mirë kujdesen që çdo gjë të jetë në cilësinë më të lartë. Por, ne nuk na ka ndodhur ndonjëherë të kemi pasur dilema të tilla, gjithmonë e kemi nxjerrë produktin në treg.

Ndërkohë procesi final është mbushja dhe ambalazhimi i birrës. Kjo linjë është me kapacitet prej 36 mijë shishe në orë dhe ne punojmë 24 orë në pesë ditë të javës.

Shqipëria është një nga vendet e cila e preferon më së shumti birrën Peja. Por, në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë shitet birra Peja. Kjo sepse populli është mësuar me shijen e kësaj birre. Gjithmonë e ka pasur atë shijen e veçantë që e diferenconte prej birrave të tjera edhe atyre të huajave,”-rrëfen Pajaziti për Tirana Today.

Sekreti i recetës së birrës Peja qëndron në detajet e vogla, në ato që nuk duken, në punën e kujdesshme që nga zgjedhja e lëndës së parë e deri në momentin kur konsumatori e pi. Është pija që i ka rezistuar kohës, luftës, konkurrencës dhe ndryshimeve të vetes.

“Nuk ka më të mirë, Peja është gjithmonë e mirë, kështu ka për të qenë kurdoherë.” TIRANA TODAY

Tags: Birra Pejabirrëkosovelufta ne kosoverrëfimshqiperiashqiptaretteknologjia

TË LIDHURA

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi
Aktualitet

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara
Aktualitet

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

17:41 | 17/01/2026
Next Post
Tmerr në Argjentinë, sulmuesi ther portierin në rrugë (Video)

Tmerr në Argjentinë, sulmuesi ther portierin në rrugë (Video)

‘Europol’, PD: Pa dalë Tahiri para drejtësisë s’ka negociata me BE

Alibeaj: PS kontrollon organet e vettingut, Rama ka në dorë pagat e tyre

Gjirokastër, rrufeja i merr jetën 21-vjeçarit

Gjirokastër, rrufeja i merr jetën 21-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com