Mediat italiane raportojnë se Kristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Juventusit. Ai ka zbrazur dollapin e tij në dhomat e zhveshjes, në qendrën stërvitore “Continassa”, duke njoftuar klubin se koha e tij me bardhezinjtë ka mbaruar.
Sipas “Sky Sport Italia”, kapiteni i Portugalisë ka zbrazur dollapin e tij në dhomën e zhveshjes, dhe nuk do të jetë në dispozicion kur Juventusi të luajë kundër Empolit këtë fundjavë.
Gazetari Xhanluka Di Marcio pretendon se Ronaldo i ka komunikuar drejtuesve bardhezinj dhe shokëve të skuadrës, se nuk dëshiron të luajë më për “Zonjën e Vjetër”, teksa do të largohet për të nisur një aventurë të re.