Rënia e Kabulit nga talebanët, ishte një moment paralajmërues për Zarifa Ghafari, një nga kryetaret e para femra të Afganistanit.
Ndërsa luftëtarët talebanë zbritën në kryeqytetin afgan, ajo kuptoi se jeta e saj papritmas ishte në rrezik të madh. Ditë më vonë ajo iku me familjen e saj në Gjermani, dhe ka treguar historinë e arratisjes së saj tek ‘BBC’.
Ghafari, 29 vjeç, ishte bërë një zyrtare e shquar publike dhe zëdhënëse për të drejtat e grave.
Talebanët njihen për kufizimin e rolit të grave, në përputhje me interpretimin e tyre të rreptë të Islamit. “Zëri im ka fuqinë që nuk ka një armë”, tha ajo.
Më 18 gusht, ajo organizoi një makinë për ta çuar atë dhe familjen e saj në aeroportin e Kabulit. Gjatë udhëtimit ajo u fsheh në një makinë, sa herë që kalonin nëpër një pikë kontrolli të talebanëve.
“Kur arritëm te porta e aeroportit, kishte luftëtarë talebanë kudo”, tha ajo. “Po përpiqesha të fshihesha”.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today