E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Kandidate për kreun e FSHF-së? Ilda Bejleri shuan heshtjen (FOTO)

Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kreu aktual i FSHF-së, që ka qenë i pakonkurrueshëm për 20 vite me radhë, do të rivalizohet këtë herë nga moderatorja dhe ish-komentatori sportiv. Beljeri dhe Shakohoxha nuk do të jenë të vetmit që do të konkurrojnë për kreun e FSHF-së.

Bashkë me ta do të konkurrojnë edhe Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri. Kujtojmë se zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, pritet të mbahen në shkurt ose mars të vitit 2022.

Moderatorja që dikur punonte te “SuperSport” dhe më pas te “Procesi Sportiv”, e ka lënë të hapur mundësinë.

Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me Bejlerin, dhe ajo nuk pranoi të jepte një përgjigje të qartë nëse e ka në plan të sfidojë Armand Dukën në zgjedhjet e ardhshme apo jo.

“Nuk kam asnjë koment”, tha ajo për gazetën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...