Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ronaldo flet si lojtar i Juventusit: Dua të lë shenjë në historinë e klubit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ronaldo flet si lojtar i Juventusit: Dua të lë shenjë në historinë e klubit

Cristiano Ronaldo pasi ka kryer vizitat mjekësore dhe është prezantuar me ambientet e Juventusit, ka dalë edhe në konferencën e parë për shty si juventin. Ylli portugez e ka cilësuar kalimin tek italianët si një hap përpara në karrierën e tij. Ai ka premtuar se do të punojë fort për ta rritur nivelin e klubit bardhezi dhe të sjellë më shumë trofe, po ashtu saktësoi edhe datën kur do të fillojë të stërvitet me Juventusin e cila do të jetë data 30.Si ndihesh?

“Jam shumë i përgatitur për këtë sfidë. Kam besim dhe besoj se gjërat do të shkojnë si në klubet e tjera ku kam luajtur”.

A je i mërzitur për largimin nga Real Madrid?

“Nuk jam aspak i mërzitur. Jam te një klub i madh me lojtarë të mëdhenj. Kam falënderuar Juventus-in për mundësinë që më ka dhënë.

A do të vazhdosh të luash më kombëtaren?

“Nuk do t’ia kthej kurrë krahët kombëtares, nëse do të ketë nevojë për mua”.

Transferimi te Juvja…

Juventusi më ka dhënë një mundësi të madhe. Është një hap përpara në karrierën time. Nuk është koincidencë që ka fituar 7 titujt e fundit në Itali. Ndihem i nderuar që Juvja mendoi të më merrte mua. Dhe dua ta çoj në nivel edhe më të lartë.

Topi i Artë…

Topi i Artë nuk është diçka që e kam në plan të parë. Gjithmonë dua të fitoj dhe të jem më i miri. Nëse gjërat shkojnë mirë, sigurisht që do kem shanse ta fitoj. Por, nuk është diçka aq e rëndësishme sa më lë pa gjumë.

Takimi me Alegrin…

U takuam me Alegrin dhe do të filloj stërvitjen në datën 30. Dua të jem pjesë e skuadrës që nga java e parë e Serisë A. Këtu nuk kam ardhur për pushime. Dua të fitoj sa më shumë trofe me Juventusin. Dua të lë shenjë në këtë klub.

Liga e Kampioneve?

Është një trofe që të gjithë duan ta fitojnë, por është shumë e vështirë. Juventusi u afrua ta fitonte, por në fund finalet janë gjithmonë të paparashikueshme. Për këtë, shpresoj t’i sjell fat. Do luftojmë të gjithë për trofetë.

Seria A?

Një kampionat shumë i vështirë, dhe shumë taktik. Karriera ime nuk ka pasur ndonjë gjë të lehtë, dhe mua nuk më pëlqen kur i kam gjërat e lehta. Kam shumë besim tek vetja, tek shokët e ekipit dhe tek klubi.

Tifozët e Realit janë të mërzitur, mesazhi yt për ta…

Historia e Realit është brilante. Falënderoj tifozët, por tani dua të shoh drejt kësaj faze të re në jetën time. Me zor po pres të luaj me Juven. Jam shumë i motivuar dhe dua t’i tregoj italianëve nivelin tim. Dua të lë shenjë në historinë e Juventusit. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë.

Rrugëtimi i ri me Juven…

Unë jam një person që pëlqen të mendoj për të tashmen. Jam ende i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat, që nga Sportingu, te Mançesteri dhe tani tek Juventusi. Kjo është një sfidë, dhe tani jam i mirë përgatitur.

Pse zgjodhët Juventusin?

Pyetje e lehtë për të dhënë përgjigje. Juventusi është një nga klubet më të mirë në botë. Miqtë dhe kolegët e mi më thanë se është një klub ku mund të luaja. Duke parë madhësinë e këtij klubi, është një klub shumë i madh. Nuk ishte një vendim i vështirë për ta marrë.

Tags: flethistorineJuventusitklubitlojtarronaldoshenjë

TË LIDHURA

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona
Bota

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

11:16 | 23/01/2026
Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Next Post
Pritje madhështore në Zagreb, kroatët e kanë fituar Botërorin e tyre (Video)

Pritje madhështore në Zagreb, kroatët e kanë fituar Botërorin e tyre (Video)

Takimi Trump-Putin, ekspertja e gjuhës së trupit: S’ka admirim mes dy liderëve

Takimi Trump-Putin, ekspertja e gjuhës së trupit: S’ka admirim mes dy liderëve

Modric dhe Rakitic shkëmbyen fanellat, ja mesazhet e forta që kishin shkruar

Modric dhe Rakitic shkëmbyen fanellat, ja mesazhet e forta që kishin shkruar







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, Boçi tenton të qëllojë efektivët
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, Boçi tenton të qëllojë efektivët

by mirseda
19:25 | 24/01/2026
0

Përplasje mes protestuesve dhe policisë. Luçiano Boçi tenton të qëllojë policët duke pretenduar se e ka provokuar....

Molotovë drejt Kryeministrisë, disa efektivë në spital, merren nga ambulanca

Molotovë drejt Kryeministrisë, disa efektivë në spital, merren nga ambulanca

19:16 | 24/01/2026
Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë

19:11 | 24/01/2026
Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

19:08 | 24/01/2026
Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit

Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit

19:06 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com