Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Roli i Amerikës si garanci për suksesin e Reformës në Drejtësi

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Roli i Amerikës si garanci për suksesin e Reformës në Drejtësi

Nga: Dritan Hoti

Ndërtimi i sistemeve politike në hapësirën perëndimore, por edhe në vende të caktuara anembanë globit, ngërthen në vetvete dy elemente. Një doktrinë filozofike autentike, e cila ka influencuar jo pak në formësimin e sistemit të të menduarit të elitave, por edhe më tej të një shoqërie në tërësi. Si edhe tipari i dytë, i cili reflektohet dhe e shoqëron mënyrën e të funksionarit të një sistemi, ndërlidhet me shtresëzimet historike (historical stratifications), të cilat kanë të bëjnë me një mjedis të caktuar sociopolitik e fetar, i cili shënjon këtë radhë jo një skemë të caktuar të reflektuarit, por një sistemi etik. Që të dyja të ndërlidhura me njëra-tjetrën, përbëjnë dy karakteristikat thelbësore të një sistemi të njohur ndryshe edhe si fizionomia institucionale e një vendi.

Ndërkohë, nisur nga paparashikueshmëria e natyrës njerëzore, Montesqieu-ja i famshëm sugjeroi ndarjen e pushteteve brenda një sistemi, pra, atij legjislativ, ekzekutiv si dhe gjyqësorit, të cilët për rrjedhojë do të ekuilibronin njëri-tjetrin në funksion të mbarëvajtjes demokratike të një sistemi.

Si rrjedhojë, brenda kornizë të shoqërive demokratike, institucionet e Drejtësisë ruajtën dhe vazhdojnë të kenë një rol kyç jo vetëm në parandalimin dhe penalizimin e të gjitha padrejtësive, por edhe të mirëfunksionimit institucional e demokratik të sistemit. Duke marrë shkas se Shqipëria ndodhet aktualisht në një stad të rëndësishëm të një debati kombëtar mbi efektshmërinë e duhur të institucioneve kryesore të drejtësisë së re, një investim 5-vjeçar si një rast “sui generis”, në të cilin janë përfshirë edhe aktorë të fuqishëm ndërkombëtarë.

Ndërtimi i sistemit të drejtësisë, siç ndodh zakonisht, ka ecur paralelisht me ekzistencën dhe trajtat e ndryshme që kanë pasur sistemet politike në Shqipëri. I inauguruar si sistemi i parë i drejtësisë së shtetit të pavarur shqiptar nga qeveria e Ismail Qemal Vlorës, drejtësia shqiptare, megjithë kornizën profesionale të admirueshme në kohën e Monarkisë ndërmjet 2 Luftërave Botërore, përgjatë gjithë ekzistencës së tij, në kushtet e mosfunksionimit brenda një sistemi demokratik, u ka shërbyer si element mbështetës regjimeve, Mbretërisë shqiptare, më së pari, e mandej diktaturës komuniste.

Përfshirja aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, superfuqia kryesore e epokës sonë, në përcaktimin e miratimin e institucioneve të Drejtësisë së re në Shqipëri, përbën një rast të veçantë dhe shumë domethënës për sa i përket konstituimit e mandej funksionimit të korpusit të kësaj drejtësie. Në këtë kontekst u ravijëzua një lloj ekuacioni i veçantë, nga njëra anë pritshmëritë e tejzgjatura të shoqërisë shqiptare në sinkron me formulimet dhe qëndrimet e SHBA-ve në këtë qëndrim, të mishëruara në mënyrë të pandërprerë nga deklaratat e forta përkrahëse të ambasadorëve e diplomatëve të tjerë amerikanë, të cilët e shohin suksesin e kësaj sipërmarrje të madhe juridike si të ndërlidhur edhe me sigurinë kombëtare të Amerikës, qe nënkupton skemat e politikës së saj të jashtme. Si edhe nga një tjetër strukturë e elitës politike, tek e cila del në pah një mendësi e mbrapshtë e përvetësuar në momentet degraduese të komunizmit shqiptar që shkonte në kundërshtim me misionin, për të cilin ato ishin thirrur të realizonin, atë të ndërtimit të një qeverisjeje demokratike funksionale të Shqipërisë në emër të përfitimeve korruptive në nëpërkëmbje të ushtrimit të pushtetit, duke ndërtuar një lloj alkimie cinike me pushtetin e drejtësisë se vjetër për të ruajtur monopolin e tyre.

Teksa pjesa e elitës politike shqiptare që ankohet për “trysninë” amerikane në imponimin e mbikëqyrjen e funksionimit të drejtësisë së re në emër të së ashtuquajturës shkelje e “sovranitetit”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet efikasitetit të Reformës në Drejtësi shohin e projektojnë shëndoshjen e brendshme institucionale të Shqipërisë, duke mënjanuar kështu sindromat endemike të shpërmendura, të cilat, nisur nga tendencat e politikës ndërkombëtare në epokën e inteligjencës aktuale, do të tërhiqnin interferencat komplekse duke e përthelluar edhe më tej dobësinë shqiptare.

Dhe kjo prirje, për më tepër, do të komprometonte edhe më shumë dinamikën e çështjes së komplikuar shqiptare, gjë që mund të disfavorizonte edhe vetë investimin dhe skemat e politikës së jashtme amerikane. Në raportet ndërmjet SHBA-ve dhe rivaleve dhe kundërshtarëve të saj të epokën tonë po spikat përpjekja pasuese, e cila identifikohet me postulatin se për të reduktuar influencën e një shteti të fuqishëm apo një superfuqie, duhet të reduktosh sa më shumë që është e mundur prestigjin e saj. Rezistenca e afishuar nga grupacionet e caktuara përkundrejt performacës reale të Reformës në Drejtësi synon ndër të tjera të influencojë edhe perceptimin dhe besimin e palëkundur të shoqërisë shqiptare mbi rolin e Amerikës.

Shqiptarët, si anëtarë të mozaikut të popujve të Europës Juglindore, nuk u përfshinë dhe influencuan drejtpërdrejt prej sistemeve të sofistikuara të përpunimit të mendjes siç ngjau me influencën e filozofive të Rilindjes europiane në gjirin e kombeve të Europës Qendrore e Perëndimore, prej ku rrodhën edhe perceptimet e brendshme intelektuale që gjenerojne kësisoj edhe lëvizjet e brendshme transformuese gjeopolitike.

Si një popull i lashtë dhe jo i mirëtrajtuar përgjatë historisë së tyre moderne (deri në dekadën fundit të shekullit XX) ata ruajtën në kujtesë sjelljen e kombeve dhe fuqive të tjera përkundrejt gjendjes së tyre historike. Kjo është edhe një ndër arsyet që shpjegon pro-amerikanizmin e tyre si të mbështetur mbi pozitat parimore të SHBA-ve përkundrejt çështjes shqiptare.

Në këtë logjikë, ata, shqiptarët, e shohin angazhimin e Amerikës për suksesin e duhur të Reformës në Drejtësi si garancinë e vetme të përmirësimit të gjendjes aktuale institucionale të vendit të tyre. Mirëpo, nisur nga kompleksiteti i kësaj çështjeje, rrugëtimi i Reformës në Drejtësi deri në destinacionin e saj përfundimtar kërkon një durim të caktuar kohor.

Duke perifrazuar deklaratën e fundit të ambasadores aktive amerikane në Tiranë, Kim, se ka ardhur momenti i procedimit dhe gjykimit penal të politikanëve të korruptuar, si etapa reale e funksionimit të drejtësisë së shumëpritur.

Garancia amerikane për funksionalitetin e Reformës në Drejtësi do të shmangë edhe një dukuri të rrezikshme që lidhet me mundësinë e shfaqjes së formave të një korporatizmi të ri të njerëzve të Drejtësisë me përfaqësuesit e politikës duke e shndërruar kështu dhënien e Drejtësisë si një normë e përhershme brenda funksionimit të përhershëm institucional në Shqipëri.

Pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

 

Tags: Dritan Hotireforma ne drejtesiSHBA

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Varianti i ri/SHBA i bashkohet BE në kufizimin e fluturimeve nga Afrika e Jugut

Varianti i ri/SHBA i bashkohet BE në kufizimin e fluturimeve nga Afrika e Jugut

Tre të mitura shfrytëzohen seksualisht, një grua i lidhte me burra në moshë

Tre të mitura shfrytëzohen seksualisht, një grua i lidhte me burra në moshë

Shqipëria dhe Kosova drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

Shqipëria dhe Kosova drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com