Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Rizvanolli: Gjermania është partnere kyçe e Kosovës në energji

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Rizvanolli: Gjermania është partnere kyçe e Kosovës në energji

Në një intervistë ekskluzive me DW ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thotë se Kosova ka nevojë për ndihmën e Gjermanisë për të realizuar qëllimin e saj për dekarbonizim deri në vitin 2050.

Deutsche Welle: Zonja ministre, ju morët pjesë këtë javë në Dialogun për Energjinë në Berlin. Ishte hera e parë që ju merrnit pjesë dhe menjëherë morët edhe një lëvdatë personale nga ministrja Baerbock. E prisnit?

Artane Rizvanolli: Ishte befasi, në fakt. Kosova ishte i vetmi shtet, të cilin ajo e përmendi në mënyrë të posaçme: Investimin në Kosovë, që ishte investimi më i madh nga paslufta në sektorin e energjisë, nga një konsorcium gjermano-izraelito kosovar, mirëseardhjen që m’u shpreh mua si ministre e Kosovës dhe thirrjen që e bëri për ekspertët dhe investitorët që ishin aty në sallë nga mbi 50 vende të botës që të ndihmonin Kosovën në tranzicionin e saj energjetik dhe në fushën e sigurisë. Ishte me të vërtetë kënaqësi dhe nder, që Kosova ishte në fokus kryesor në fjalimin e ministres Baerbock.

Bota aktualisht po përballet me një krizë energjetike. Sa e prekur është Kosova prej saj dhe sa e përgatitur  për ta përballuar?

Ne kemi një fat në fatkeqësi, që nuk e përdorim gazin. Nga ana tjetër, si shtet përballemi me këtë krizë të paprecedentë në një kohë, kur për 40 vite nuk kemi pasur investime serioze në sektorin e energjisë. Për sigurinë tone të furnizimit ne duhet të bazohemi në termocentrale 40 dhe 60 vite të vjetra, të cilat sigurisht në çdo moment mund të kenë prishje të paparashikuara, të cilat na kushtojnë shumë.

Dhe kjo nuk është një gjë që mund të rregullohet brenda natës. Mirëpo ajo çfarë është me rëndësi është që ne e kemi një vizion të qartë për atë ku do të shkojmë. Për herë të parë strategjia jonë e energjisë synon dekarbonizimin deri në vitin 2050, në linjë me agjendën e gjelbër evropiane dhe për herë të parë ne marrim parasysh edhe ndikimin e taksës së karbonit në implikimin në tregun evropian dhe implikimet që ai do t’i ketë për sektorin energjetik të Kosovës. Synojmë të jemi ambiciozë, përsa i përket burimeve të ripërtërishme të energjisë, fushë për të cilën edhe shteti gjerman ka shumë interesim të na ndihmojë.

Çfarë ndihme prisni ju nga shteti gjerman?

Ne kemi nevojë si për investime, si për ekspertizë dhe kjo ishte edhe ajo që ministrja Baerbock e shprehu në fjalimin e saj hyrës. Gjithashtu në fushën e energjisë kemi nevojë për përkrahje teknike dhe përkrahje financiare. Gjermania ka qenë kyç në tranzicionin energjetik. Projektet kryesore që i kemi, duke filluar më herët në Parkun Selac, të cilën zonja Baerbock bashkë me kryeministrin Kurti inauguruan para një muaji, kemi projektin e sapofilluar me qeverinë gjermane dhe bankën gjermane KFW për ngrohje qendrore solare në qytetin e Prishtinës, i cili do të bëjë gjenerimin e energjisë për ngrohje nga energjia solare, mirëpo edhe zgjerimin e rrjetit, duke pasur kështu 12 mijë familje përfituese nga ky projekt. Gjithashtu po afër lokacionit të këtij projekti, në tokën që është në pronësi të KEK-ut, do të ndërtohet parku i parë solar në Kosovë. Kështu, që brenda dy ose tri-katër vitesh, ne do të kemi projektet e para në pronësi publike nga burime të ripërtërishme të energjisë. Dhe besoj që do të arrijmë ta plotësojmë dëshirën e zonjës Baerbock, që në vizitën e saj të ardhshme të inaugurojmë një investim të përbashkët kosovaro-gjerman.

Cili është përfitimi ekonomik që mund të ketë Kosova nga dialogu, pra, nga normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë.

Sigurisht që ka aspekte që mund ta lehtësojnë jetën tonë, por dialogu me Serbinë nuk është në top-listën e problemeve tona, ose më saktë zgjidhjeve tona. Sigurisht që kemi problemin e energjisë në veri, të cilin e kemi tash e 23 vjet, e për të cilin jemi duke punuar. Presim rezultatet e dialogut në këtë aspekt. Ne si shtet i Kosovës kemi bërë maksimumin. Shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe Rregullatorin e Energjisë si edhe disa ekspertë nga Kosova dhe diaspora, të cilët i kemi konsultuar gjatë këtyre negociatave, të cilët kanë qenë shumë këmbëngulës në ruajtjen e interesit të shtetit të Kosovës në mënyrë shumë konstruktive, gjë që është njohur edhe nga ana e BE-së dhe tani presim të shohim edhe sesi do të zhvillohet më tej.

Në panelin ku morët pjesë ju në Dalogun për Transformimin Energjetik ju folët për politikat gjinore. Cila është lidhja mes politikës feministe apo gjinore (gender) dhe ekonomisë energjetike?

Në fakt është një temë e re në të cilën, jo vetëm ne, si Kosovë, por edhe shtetet e tjera në mbarë globin kanë filluar të vetëdijësohen kohët e fundit. Për shembull, një aspekt, është që grate janë konsumatoret kryesore të energjisë dhe disproporcionalisht e mbajnë barrën e punëve të shtëpisë. Dhe ato marrin shumë vendime në mënyrën e konsumit të energjisë. Por janë të nënpërfaqësuara në sektorin e energjisë. Në Kosovë kemi përfaqësim të grave sa gjysma e mesatares globale. Dhe kjo është diçka, të cilën synojmë ta ndryshojmë dhe me të cilën po merremi vitet e fundit.

Tags: energjiagjermanikosove

TË LIDHURA

Serbia e ndarë: Vijë e hollë mes përplasjeve politike dhe dhu*ës
Rajoni

Serbia e ndarë: Vijë e hollë mes përplasjeve politike dhe dhu*ës

14:55 | 12/08/2025
Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe
Aktualitet

Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe

15:54 | 09/08/2025
Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë
Rajoni

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

10:31 | 09/08/2025
Next Post
Nesër dita pa makina, ja cilët rrugë do të bllokohen

Nesër dita pa makina, ja cilët rrugë do të bllokohen

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

Presidentja e Parlamentit Evropian takohet me Zelenskyn

Presidentja e Parlamentit Evropian takohet me Zelenskyn

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë
Kosovo

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

by mirseda
22:37 | 12/08/2025
0

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e...

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

22:21 | 12/08/2025
Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

21:35 | 12/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com