Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ringritja e të djathtës ekstreme në Evropë, nuk ka përfunduar ende

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ringritja e të djathtës ekstreme në Evropë, nuk ka përfunduar ende

Paris-Një valë revoltash popullore kundër parisë politike, globalizimit dhe emigracionit, është lëshuar mbi Perëndimin. Dhe siç sugjerojnë zgjedhjet e fundit në Gjermani, Austri dhe Republikën Çeke, ajo nuk do përfundojë shumë shpejt. Pas fitoreve tronditëse të Brexit dhe Donald Trump në vitin 2016, elitat perëndimore, gjithmonë të etura për lajme të mira, u nxituan ta shihnin fitoren e Emmanuel Macron kundër Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale franceze, si një shenjë se dallga populiste kishte filluar të tërhiqej.

Në këtë mënyrë, ata zgjodhën të harronin se dy kandidatët anti-parisë, Le Pen nga e djathta ekstreme dhe Jean-Luc Mélenchon në të majtën ekstreme, tejkaluan së bashku 43 për qind të mbështetjes popullore, një realitet kokëfortë që tregoi se Macron, vetë një simbol i elitës, por i vendosur të revolucionarizojë të gjithë sistemin politik, vetëm sa e kishte devijuar revoltën. Fakti që lëvizja holandeze kundër emigracionit, e udhëhequr nga Geert Wilders, u paraqit më keq nga sa pritej në mars, duke përfunduar e dyta në zgjedhjet e përgjithshme, u perceptua gjithashtu si një shenjë e kësaj rënie, sikurse ishte edhe humbja shumë e ngushtë e Norbert Hoffer në zgjedhjet presidenciale në Austri.

Për rrjedhojë, gazetat nxituan të njoftonin se “populizmi” evropian ishte vënë “nën fre”, një term i paqartë dhe i përgjithshëm, që tani përdoret për të përshkruar çdo lloj pakënaqësie popullore. Brexit u interpretua si një tradhti e re nga Londra, që nuk ka dashur kurrë të jetë pjesë e Evropës, sesa si produkt i një revolte të një identiteti të thellë dhe në zhvillim.

E njëjta frymë, përshkroi edhe analizat mbi zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Demokratët vazhdojnë ta shohin “Uraganin Trump” si një grusht shteti i paligjshëm të një njeriu të vetëm, pa e kuptuar se kanë zgjedhur të injorojë pyllin (një revoltë e gjallë dhe agresive Trumpiane) për pemën që është Trump.

“Realiteti është se vala që po ‘përmbyt’ Perëndimin, larg nga të qenit e butë, është shenjë e një bote që po ndryshon”- thotë Joshua Mitchell, profesor i teorisë politike në Departamentin e Qeverisë në Universitetin Georgetown. Mitchell është i shqetësuar, se në Evropë, kjo revoltë mund të përkufizohet në një “formë të nacionalizmit etnik”.

Parandalimi i saj kërkon një përgjigje. Po çfarë përgjigjeje? Kjo është çështja që minon kontinentin. Problemi bëhet edhe emergjent në dritën e rezultateve të fundit elektorale. Në Gjermani, partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), doli nga zgjedhjet e fundit si forca e tretë më e madhe në Bundestagun gjerman, me 13 për qind.

Vendi ishte parë për nje kohe të gjatë si i “mbrojtur” nga rebelimi djathtist ekstremist, për shkak të së kaluarës naziste. Por tani edhe Gjermania është e ndjeshme ndaj rebelimit identitar, që fitoi terren me fluksin e emigrantëve në vitin 2015, dhe zgjedhjen e pakujdesshme të Angela Merkelit për t’i mbajtur hapur kufijtë.

Fituesi i madh në zgjedhjet e fundit në Austri, të mbajtura në fillim të muajit të kaluar, ishte udhëheqësi i ri i Partisë Konservatore, Sebastian Kurz, i cili tërhoqi me sukses votuesit nga partia e ekstremit të djathtë FPÖ, duke përfituar nga sloganet e tyre kundër emigracionit. FPÖ vetë mori 26% të votave, dhe mund t’i bashkohet konservatorëve në një qeveri koalicioni.

Dhe në Republikën Çeke, miliarderi Andrej Babis fitoi zgjedhjet parlamentare me një shumicë dërrmuese, duke e portretizuar veten si një sipërmarrës anti-parisë, që do të jetë në gjendje të luftojë korrupsionin, dhe “urdhrat” e Brukselit lidhur me çështjen e refugjatëve.

Lëvizjet kundër emigracionit, janë duke pasur sukses edhe tek vendet tradicionalisht mikpritëse të të huajve si Suedia dhe Danimarka. “Vala populiste është larg përfundimit”- thotë Ruth Wodak, profesoreshë në Universitetin e Vjenës. “Axhenda e ekstremit të djathtë, është duke u kopjuar edhe nga partitë tradicionale”.

Vëzhguesit perëndimorë, nxjerrin në pah ngjashmëritë midis votës populiste në Republikën Çeke, dhe rasteve hungareze dhe polake. Nga Hungaria e Viktor Orban, tek Partia Ligj dhe Drejtësi në Poloni, një “rebelim” i Katërshes së Vishegradit po rritet kundër Brukselit, i nxitur nga frika e multikulturalizmit, dhe një formë pakënaqësie lidhur me demokracinë.

Wodak nuk habitet. “Në këto vende, si dhe në ish-Gjermaninë Lindore, kuAfD-ja u votua masivisht, nuk ka pasur asnjë përpjekje për ta parë me tone kritike totalitarizmin nazist, kështu që njerëzit atje janë më të prirur ndaj nacionalizmit”- shpjegon ajo. Megjithatë, profesorja thotë se do të qe e gabuar të arrihej në përfundimin se ka një ndarje të re Lindje-Perëndim.

Në fakt, vala e zemërimit i tejkalon ndarjet gjeografike. Në Evropën Lindore dhe Perëndimore, ka një ndarje vertikale në rritje, me elitat liberale në njërën anë, dhe klasat popullore dhe të mesme nga anën tjetër. Tema e “dy vendeve”, një e qendrave urbane të globalizuara, dhe tjetra e zonave “periferike” apo “të harruara” – një linjë mendimi që dominoi zgjedhjet amerikane – është e gjithëpranishme.

Kudo, shtresat popullore ndjejnë një “pasiguri kulturore”, sikurse e thekson gjeografi francez Christophe Guilluy. Ato reagojnë duke kërkuar kufij të përforcuar. Dhe kudo, ato ankohen për “pafuqinë” e qeverive të tyre përkatëse. Deri tani, reagimi i elitave evropiane konsiston kryesisht në demonizimin e “populistëve”, dhe portretizimin e cilitdo që e vë në pikëpyetje parimin e kufijve të hapur, si pjesë e një “deviance vendase” të rrezikshme.

Por kjo i dha ekstremit të djathtë monopolin virtual, mbi të gjitha gjërat që lidhen me identitetin kombëtar. Për këtë arsye, elitat po tregojnë më në fund shenja të marrjes pak më seriozisht të këtyre ndjenjave të lëvizshme. Për shembull, në Francë Emmanuel Macron vendosi të formulojë një politikë liberale dhe pro-evropiane, por duke forcuar në të njëjtën kohë qëndrimin e tij mbi emigracionin dhe sigurinë.

Një tjetër qasje, e mishëruar nga Sebastian Kurz i Austrisë, konsiston në përpjekjen për të adresuar shqetësimet e të djathtës ekstreme, duke iu kundërvënë ndërkaq racizmit dhe euro-skepticizmit. Në kohën e ndarjeve ekstreme, ofrimi për votuesit i një lloj terreni të mesëm, po bëhet një imperativ politik. Në të kundërt, njerëzve do t’i mbetet të zgjedhin midis kufijve të hapur, nga njëra anë, dhe të djathtës ekstreme nga ana tjetër. Dhe kjo është një recetë për katastrofën.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: beBrukselidjathtësekstremeevropeGjermaniapërfunduarRingritja

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Federer: Pa Djokoviç, këtë event e fitoj unë

Federer: Pa Djokoviç, këtë event e fitoj unë

“Zoti” i drogës sfidon policinë: Nuk dorëzohem, në janë të zotë të më arrestojnë

“Zoti” i drogës sfidon policinë: Nuk dorëzohem, në janë të zotë të më arrestojnë

Si SHBA hoqi dorë të ndihmonte Shqipërinë kur pa se Enver Hoxha po eliminonte kundërshtarët e tij  

Si SHBA hoqi dorë të ndihmonte Shqipërinë kur pa se Enver Hoxha po eliminonte kundërshtarët e tij  

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com