Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Zoti” i drogës sfidon policinë: Nuk dorëzohem, në janë të zotë të më arrestojnë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Mediat italiane e kanë cilësuar si “Zot” i drogës dhe e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar por dhe policia shqiptare është në kërkim të tij pas manovrave me gjykatën. Është fjala për Alket Hatijën i cili flet nga baza ku fshihet për gazetaren Klodiana Lala ku pranon rolin e tij në grupin italo-shqiptar të trafikut të heroinës, ndërsa flet edhe për akuzat dhe vitet e burgut në Shqipëri.

Hatija, i cili është baba i dy vajzave tregon për vilën me bunker në Berat për të cilin e mohon kategorikisht që të ekzistoj por edhe për prapaskenat e ekstradimit drejt Italisë dhe përse nuk pranon t’u dorëzohet autoriteteve.

Nga gjykata italiane 40-vjeçari Hatija është dënuar me 20 vite burg si pjesë e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

INTERVISTA

Alket kur filluan problemet tuaja me drejtësinë?

Në vitin 2008, në 10 shtator të vitit 2008.

Çfarë ndodhi asokohe?

Ka ardhur policia më ka kapur një bujë e madhe për llogari të Italisë. U morëm shkuam në gjykatë në polici, nga policia na dhanë masën e arrestit. Që nga momenti I masës së arrestit unë kam kërkuar personalisht ekstradimin tim në Itali.

Çfarë ndodhi u ekstraduat po pati një gjykim ndaj jush në Shqipëri ?

Në momentin që unë kërkoja gjykim, si në masën e arrestit si në apelimin e masës së arrestit prokurori thoshte që JO, ju nuk do të shkoni në Itali, sepse ne kemi marrëveshje. Dënimi që do kryhet këtu është i vlefshëm edhe në Itali.

Pati një gjykim ndaj jush dhe sa u dënuat në përfundim të tij?

Në përfundim gjykimi ka shkuar, jemi arrestuar në 2008 dhe gjykimi ka mbaruar në maj të 2010, afërsisht dy vjet, pasi është hetuar dosja. Është hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se këta persona janë të njëjtët persona që gjykohen për të njëjtin fakt në Itali dhe do marrin dënimin këtu. Jam dënuar 16 vjet.

Sa kohë qëndruat në burg?

I kam pranuar të gjitha në kohën e gjykimit i kemi pranuar të gjitha ca ka patur dosja brenda, me faj pa faj, që shumë gjëra nuk mund ti kem bërë unë. Po unë prapë i pranova për efekt të gjykimit të shkurtuar se nuk kishim rrugë tjetër c’të bënim. Në Itali nuk na çonin të gjykoheshim. Ne kemi këmbëngulur deri në gjykatën kushtetuese, dhe përfundimisht gjykata ka dhënë që është dënim legjitim dhe sipas konventës që kemi me Italinë, gjykata ka dhënë që është I ligjshëm edhe për shtetin italian.

Burime jo zyrtare brenda policisë së shtetit, thanë që ju jeni pronar i një vile me bunker nëntokësor, që ruhet nga roje të armatosura. Në fakt a keni ju në pronësi një vilë në qytetin e Beratit?

 Kam që në ‘93 që kam ikur nga Berati dhe mund të kem shkuar, një herë në vit, I ka rënë apo si ka rënë. Shkoj më tepër të varri I babait, dhe për ata njerëzit e afërt që kam atje. Po jo të rrijë me vila, të rrijë me armë. Po si ka mundësi kur ata më thonë mua je zot I drogës, unë kur paskam kaq para pse të rri në bunker unë si qen? Unë vetë nuk dorëzohem, policia le të më kapë.

Pse?

Sepse nuk kam besim.

NGA “DETYRIM PARAQITJE” TEK MASA “ARREST ME BURG”

Ndonëse Alket Hatiaj u arrestua në një operacion në Berat, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi më 11 korrik, dhe vendosi detyrim paraqitjeje për 45-vjeçarin. Fill pas kësaj, organi i akuzës iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

Në ankimimin e saj, Prokuroria e Durrësit argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 45-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal. Në këto kushte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 45-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të të akuzuarit, sipas të cilit 45-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer. Hatija rezulton se është dënuar në vitin 2008 dhe më pas është liruar në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike.

Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna.

Mësohet se për herë të parë Hatija mbërriti në Itali në vitin 1997. Ai jetonte në komunën Campomarino, në provincën e Campobassos, në një banesë në rrugën “Kennedy”, ku kishte punuar për pak kohë në bujqësi. Policia italiane ka vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004-s, Alket Hatija kishte trafikuar në 59 raste në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.

Tags: arrestdorëzimDrogepolicinësfidontë zotëzoti

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Si SHBA hoqi dorë të ndihmonte Shqipërinë kur pa se Enver Hoxha po eliminonte kundërshtarët e tij  

Pirlo ka shumë kritika për Venturën dhe ish-shokët e skuadrës

Mercedesi dominon në Brazil, Bottas në “pole” dhe Hamilton pas murit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com