Kryeministri Edi Rama tregon se ka ftuar edhe arkitektë të huaj për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.
Gjatë fjalës së tij në tryezën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Rama ka folur edhe në lidhje me ndërtimin e banesave në zonat rurale dhe problematikave të tjera që hasen.
“Kryetari i Komitetit Ahmetaj është përgjegjës për të sjellë një rend dite dhe për të informuar Komitetin. Nuk do të doja të fusnim hundët në punët e tyre (shoqatat), por të arrijmë që fondin e buxhetit dhe të qytetarëve. Ajo që ne duam të imponojmë është që të bëjmë maksimumin mos të ketë veprime sporadike. Mua nuk më pëlqen ideja që në këtë situatë të cohet njëri dhe niset me zemër të mirë dhe bën një shtëpi, pa qenë paraprakisht i dakordësuar mbi një plan dhe disa standarde.
Në mbledhjen e ardhshme do të kemi shumë informacion. Ka vende ku rindërtimi po aty është gjëja më normale, por ka vende ku prishja aty dhe rindërtimi në një vend tjetër është oportune. Apo ka familje që janë në fshat, dy kategori; që kanë tokën e tyre, bagëtinë dhe prodhimin dhe nuk ikën dhe je i detyruar të ndërtosh atje. Ka të tjerë që nuk e kanë tokën e tyre, dhe si mund të rindërtojmë atje, kur nuk e kanë tokën e tyre. Mund të ofrojmë një zgjidhje për të ardhur pranë qytetit. Kemi ftuar edhe arkitektë të huaj për të krijuar një masë projektesh mbi disa standarde. Në këto shtëpi të rrënuara duhet të cojmë një standard të ri për jetën e re që do të nisë”, tha ai.