Gjatë dy javëve të fundit të muajit Shkurt, janë të shumtë në numër personat që janë ndaluar nga Policia Kufitare e Komisariatit të Policisë Rinas, për asrsye se nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit.
Gjithashtu në hyrje të terminalit tonë janë kthyer gjithsej 6 persona, pasi edhe ata nuk e justifikonin qëllimin e vizitës në vendin tonë.
Njëkohësisht janë proceduar penalisht për “Kalim të paligjshëm të kufirit”, 15 shtetas. Po nga Policia Kufitare e Rinasit janë proceduar 2 raste të braktisjes së fëmijëve të mitur.
Janë kapur 4 persona në kërkim, si dhe janë ndaluar 3 shtetase të cilat ishin shpallur në kërkim për largim nga banesa. Përmes aeroportit të Rinasit, në vendin tonë kanë hyrë 32.143 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe kanë dalë 28.528 shtetas shqiptarë e të huaj.
Policia bën me dije se edhe në ditët në vijm do vijojë puna me intensitet për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.