Diagnoza e autizmit në SHBA po rritet, sipas një raporti të ri të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Sipas të dhënave të vitit 2022, rreth 1 në 31 fëmijë 8-vjeçarë janë diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit (ASD), krahasuar me 1 në 36 në vitin 2020 dhe 1 në 150 në vitin 2000
Ekspertët shpjegojnë se rritja e diagnozave vjen nga vetëdijësimi më i madh, akses më i lehtë në shërbime dhe zgjatja e përkufizimit të autizmit. Në vitin 2013, për shembull, u përfshi brenda spektrit edhe sindroma e Asperger-it.
Raporti tregon gjithashtu se autizmi është 3.4 herë më i përhapur tek djemtë sesa tek vajzat, ndërsa vetëm më pak se 40% e fëmijëve me ASD kanë edhe aftësi të kufizuara intelektuale
Ka gjithashtu diferenca racore dhe etnike, ku norma më e lartë u regjistrua tek fëmijët aziatikë dhe ata indigjenë amerikanë, ndërsa më e ulëta tek fëmijët e bardhë.
Sipas drejtueses së divizionit për zhvillimin njerëzor në CDC, Dr. Karyl Rattay, ndryshimet midis shteteve tregojnë për qasje të ndryshme në shërbime diagnostikuese dhe të hershme.
Ndërkohë, sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka premtuar se deri në shtator do të fillojë kërkime për të identifikuar shkaqet e “epidemisë së autizmit”, siç e quan, duke premtuar përfshirjen e shkencëtarëve më të mirë në botë për të zbuluar origjinën e këtij fenomeni.