Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rikthim i sistemit mazhoritar, Shehi: Basha do të sakrifikojë i pari pushtet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rikthim i sistemit mazhoritar, Shehi: Basha do të sakrifikojë i pari pushtet

Aleatët e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu kërkojnë një ndryshim të sistemit zgjedhor. Sipas tyre, duhet rikthyer një formë e sistemit mazhoritar, ku qytetarët të zgjedhin vetë për deputetët që duan të kenë në Parlament.

Ky qëndrim i Lulzim Bashës pas takimit me drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, David Kostelancik ishte tregues se reforma zgjedhore do të ishte fokusi kryesor i opozitës deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja.

Kjo reformë ka qenë në qendër të diskutimit edhe në takimin 90 minutësh që Basha zhvilloi mbrëmjen e të enjtes me aleatët e tij në selinë blu. Drejtuesit e partive të qendrës së djathtë në takimin me dyer të mbyllura kanë dhënë propozime konkrete mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Për ABC News dy aleatët e Bashës, Shehi e Mediu shprehen në sinkron kur bëhet fjalë për rikthimin e sistemit mazhoritar.

“Që t’i japë shans njerëzve të zgjedhin përveç flamurit të partisë edhe personalin. T’i rikthejmë politikës dinjitetin. Një Kushtetutë e ndryshuar që të verë rregulla të reja loje. Përzënia nga ambienti i grupeve kriminale që me pushkë në dorë ka mbledhur vota për Edi Ramën”, thotë Shehi.

“Mendoj që opozita duhet të arrijë të propozojë një… mendoj në radhë të parë në gjykim politik dhe pastaj nga pikëpamja teknike dhe ne kemi ide për këtë çështje. Është e domosdoshme që ne të ulemi të analizojmë kush është ai sistem zgjedhor që i garanton qytetarët të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kush është ai administrim i procesit zgjedhor që garanton shmangien e procesit të blerjes së votës, manipulimin e procesit, një administrim i drejtë”, thotë Mediu.

Kreu i LZHK-së, Shehi pranon se këto qëndrime janë të pranuara edhe nga Basha edhe përse i pari që do të duhet të sakrifikojë do të jetë kreu i demokratëve.

“Basha i ka pranuar këto kushte edhe me kondicionin që nuk i shkon fort në favor sepse dorëzon pushteti Basha. Herën e fundit i bëri listat siç desh vetë. Këtë radhë sigurisht që bie ky pushtet”, thotë Shehi.

Për kreun e republikanëve, opozita nuk duhet të anashkalojë Partinë Socialiste si faktor i rëndësishëm politik në vend. Ndaj edhe kërkon që duke anashkaluar kompleksin për të qenë në të njëjtën tryezë me Edi Ramën, partitë opozitare të japin zgjidhje konkrete për ligjin e ri zgjedhor.

“Opozita të shikojë se cilat janë rrugët që duhet të ndjekë me PS-në. Gabimi ynë është që mendojmë gjithnjë se kush është Edi Rama. Ne duhet të mendojmë që ka një faktor politik në vend që është PS dhe nuk mund të jetë faktor politik i paneglizhueshëm pavarësisht se në ç’lloj derexheje e ka katandisur Edi Rama”, shprehet Mediu.

Javët e ardhshme Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të prezantojnë një platformë për daljen e vendit nga kriza. Kjo platformë sipas Bashës do të jetë një ofertë e demokratëve për qytetarët, por propozimet e paraqitura në atë dokument mund të jenë edhe oferta e parë për një tryezë dialogu me mazhorancën./ABC News

 

Tags: Dashamir ShehiFatmir Mediululzim bashapushtetsakrifikoje

TË LIDHURA

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës
Politikë

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Kryesore

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë
Politikë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Next Post
E plagosi me armë gjahu, policia zbardh ngjarjen

Sherr në Unazën e Re, arrestohet 35-vjeçari që kundërshtoi policin

Tirana apo TiRama?

Tirana apo TiRama?

Kryeministri i Greqisë bën deklaratën e fortë: Nuk pranojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse…

Kryeministri i Greqisë bën deklaratën e fortë: Nuk pranojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse...







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës
Politikë

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

by mirseda
17:43 | 10/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu për t’iu drejtuar sheshit...

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

16:59 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com