E premte, 3 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Rikthehet Sadiku: Golat, “ushqim” për mua

Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për rikthimin tek Shqipëria dhe për ndeshjet e Nations League kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

“Ndihem shumë mirë, kënaqësi të vesh fanellën e kombëtares. Shpresoj ta ndihmoj. Ambienti është i njëjtë, janë disa lojtarë të rinj që nuk i kisha takuar. Kemi një grup të mirë lojtarësh. Jam i bindur që do të marrim maksimumin në këto ndeshje, që me Bjellorusinë. I kemi kualitetet.

Mungesa e golit me kombëtaren? Goli është si ushqimi për mua. Kur shënoj e kam kryer detyrën. Me kombëtaren do ta provojë këtë ndjenjë çdo futbollist. Do mundohem të shënoj në këto dy ndeshje dhe të ndihmoj ekipin të marr rezultate pozitive.

Bjellorusia? Duhet ta marrim seriozisht, që nga fillimi. Sot nuk ka skuadra të lehta. Duhet të luajmë fort dhe të marrim tre pikët. Në letër jemi favoritë, por duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht nga fillimi. I kemi kualitetet për të zënë vendin e parë”, u shpreh Sadiku, shkruan “abcnews”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...