E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Rikthehet në ekran “Friends”, aktorët nga 2.5 milionë dollarë

Sot rikthehet në ekranet e mbarë botës seriali “Friends” me 6 personazhet shumë të dashur nga publiku i shpërndarë në kohë dhe në hapsirë.

Nga fundi i speciales mbi ribashkimin e “Friends” në HBO Max, drejtuesi James Corden u kërkon gjashtë aktorëve të imagjinojnë se si do të ishte jeta e personazheve të tyre sot.

Chandler dhe Monica të martuar. Kështu do të bënin edhe Ross dhe Rachel. Me fëmijë, natyrisht. E njëjta gjë me Phoebe-n. Mister i vetëm ishte Joey, të cilit aktori Matt LeBlanc iu përgjigj me një shaka: “Ai ndoshta do të hapte ndonjë dyqan sanduiçësh në Venecia Beach.”

Ka ndoshta shumë arsye pse njerëzit e përfshirë në serialin Friends nuk u përpoqën t’i çonin ato histori përpara. Do të kishte qenë e vështirë. Me siguri jo të gjithë do të kishin qenë në sintoni . Gjithmonë ekziston mundësia e dështimit.

Aktorja Lisa Kudrow vuri në dukje se krijuesit e shfaqjes, Marta Kauffman dhe David Crane, thanë se ata punuan shumë për t’i dhënë secilit personazh një fund të kënaqshëm në serinë e fundit në 2004-ën.

Ritakimi me Friends u shty me një vit për shkak të pandemisë COVID-19. Sipas Variety, secili prej aktorëve ka marrë 2.5 milion dollarë për t’u shfaqur në specialen e re. Shikuesve u tha se ishte hera e dytë që Kudrow, LeBlanc, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matthew Perry dhe David Schwimmer kishin qenë në një dhomë së bashku që nga filmimi i finales së serialit.

Do të ketë një hapje jashtëzakonisht efektive. Një derë hapet në një skenë të zbrazët të Ëarner Bros-it, ku dikur ishte seti i vjetër i “Friends”. Schwimmer (Rosi) hyn vetëm, duke tundur kokën prej atyre që sheh.

Lexo edhe :   Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik
Lexo edhe :   Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Ai ndiqet, njëri pas tjetrit nga Kudrow, Aniston, LeBlanc, Cox dhe, së fundmi, Perry.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...