E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Shehaj nga Shkodra: Rama i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka vijuar turin e tij elektoral, teska ditën e sotme është ndalur në Shkodër, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me demokratë të këtij qyteti.

Gjatë fjalës së tij, Shehaj nuk i kurseu kritikat për kryedemokratin Lulzim Basha, duke e bërë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është i interesuar që Basha të mos largohet, pasi me të në krye të PD-së, i ka të fituara edhe zgjedhjet e ardhsme.

Shehaj shtoi se zgjedhjet e 13 qershorit, do të përcaktojnë fatin e Partisë Demokratike, nëse do të humbasin përsëri, apo do të rikthehen te fitorja.

Agron Shehaj: ”Basha e filloi me protetsta me bojkote dhe me zgjedhjet por dështoi e ka drejtuar partinë me kë ka dashur vetë dhe si ka dashur vetë. Nuk do të marr ëpërsipër atë që u bëri demokratëve. Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se Pd smund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve. Mund të bënte më shumë që të fitonte zgjedhjet. Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se Shqiptarët nuk na besuan. Nuk na besun se ne mund të qeverisim më mirë se Rama.

Shqiptarët nuk e besojnë më lidershipin e PD. Rama është i i nteresuar që të mos ndryshojë lidership i PD sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë. Për të mundur Ramën na  duhn njerëz të ndershëm dhe të fortë. Zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë vetëm për kryetarin e PD por do të zgjedhim nëse duam të fitojmë apo të humbasim përsëri, me kryetarin që kemi ne humbjen e kemi në xhep”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...