E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Kina hedh poshtë hetimin e ri të SHBA-së për origjinën e koronavirusit

Kina hodhi poshtë urdhrin e Presidentit të SHBA Joe Biden për një hetim të ri nga agjencitë e inteligjencës amerikane mbi origjinën e koronavirusit, duke akuzuar SHBA-të se po përpiqen të politizojnë kërkimin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, të enjten akuzoi SHBA-në se po përpiqet të fajësojë Kinën për pandeminë dhe mbrojti qëndrimin tashmë të njohur kinez se, koronavirusi nuk ka dalur nga laboratori, shkruan DPA.

Ai theksoi se ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kishin përfunduar në shkurt se një rrjedhje nga një laborator ishte “jashtëzakonisht e pamundur” pasi ata kishin kryer hetime në qytetin qendror të Wuhan.

”Nëse SHBA-ja i kërkon Kinës të marrë pjesë në një hetim të plotë, atëherë edhe Kina do t’i kërkonte SHBA-së të ndiqnin shembullin dhe të lejonin hetime ndërkombëtare.”, tha ai.

Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, The Wall Street Journal raportoi të dielën se tre persona nga Instituti i Virologjisë në Vuhan u shtruan në spital me një sëmundje në nëntor të vitit 2019, një muaj para se Pekini të zbulonte ekzistencën e një shpërthimi të epidemisë në Vuhan.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...