Rihanna është pa dyshim një prej divave të muzikës botërore dhe një ndër femrat më të komentuara të showbizit. Me siguri të gjithë e kanë ëndërruar një takim me të, mirëpo këngëtarja shqiptare ka qenë një prej personave që ka arritur ta takojë Rihannën personalisht.
Bebe Rexha ka treguar në një intervistë për BBC se ishte vetëm 18-vjeç kur punonte në një dyqan kozmetike në New York dhe papritur ka parë se Rihanna po vinte të blinte tek ajo.
“Po nisesha për të ngrënë drekën atë ditë, dhe dikush më bërtiti: ‘Rihanna po vjen drejt teje’. E lashë drekën dhe vrapova. Papritmas ajo ishte përballë meje. E mrekullueshme, e mrekullueshme, e mrekullueshme në jetën e vërtetë. Mbeta dhe thashë: Uau, ajo është shumë e bukur.”
“Të gjithë po e shqetësonin duke dashur të bënin fotografi me të. Dhe unë u thoja: ‘Lëreni të qetë, lëreni të blejë e qetë grimin e saj dhe lëreni të flasë me mua ndërkohë që bën bjerje.”- ka rrëfyer Bebe.