Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi publikoi një foto me gruan nga Mirdita Rigerta Lokun që “ngriti në këmbë” sallën e Kuvendit të Shqipërisë gjatë kësaj të shtune.
Për ministrin, nuk ka simbolikë më të gjetur për nevojën sipas tij të koalicionit me njerëzit e zakonshëm.
Peleshi me anë këtij postimi kërkon tu thotë shqiptarëve se ai tani u bë ministër bujqësie dhe s’ka mundur të bej gjë më parë, ky është konteksit i fshehur, por ai harron se ka qene 4 vite zv/kryeministër dhe ai si paraardhësit e tij nuk bëri asgjë konkrete për fshatin sepse vet e thotë që për çerek shekulli nuk kemi bërë asgjë.
Peleshi: Kjo është Rigerta që pasi përfundoi studimet në Sapienza, u kthye në fshatin e vet në Mirditë dhe ngriti një fermë dhish. Fjala e saj sot në Parlamentin rural i emocionoi dhe i futi në mendime të gjithë.
U bë një çerek shekulli që fshati është jashtë vëmendjes e megjithatë na jep 20% te Produktit të Brendshëm Bruto. I paorientuar, i pakeshilluar, i përmbytur fermeri shqiptar ka mbijetuar. Sot u ul ne karriget e parlamentit dhe kërkoi të dëgjohet.
Nuk ka simbolike me të gjetur se kjo për nevojën e koalicionit me njerëzit e zakonshëm në vend të koalicionit mes partive.