Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se ditën e sotme rinisi procesi mësimor në Lezhë, Krujë dhe Kamëz. Ndërsa më 9 dhjetor do të fillojë në Tiranë, Vorë dhe Durrës.
Sa i përket nxënësve që janë transferuar bashkë me familjet e tyre nëpër hotele, ministrja theksoi se ata do të vijojnë procesin mësimor nëpër vendet ku janë strehuar. Ndërsa theksoi se kanë themeluar disa shkolla provizore.
“4800 nxënës janë prekur nga ky tërmet në forma te tjera, kanë shtëpi të pabanueshme. Dhe 620 mësues kanë situatë të ngjashme. Kemi 31 shkolla të dëmtuara. Kjo ishte arsyeja që të shtyjmë fillimin e mësimit.
Në 9 qarqe të Shqipërisë ku nuk shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, mësimi nisi më 2 dhjetor.
Ndërkohë që në Lezhë, në Krujë e Kamës do të nis më 5 dhjetor mësimi. Kemi bërë kontrolle në tri qarqe ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Për 31 shkollat publike që janë jashtë funksionit, kemi bërë plan të detajuar për të transferuar nxënësit në institucione të tjera.
Kemi bërë një plan të detajuar për daljet emergjente nëse ka lëkundje. Por edhe për të krijuar një ambient të ngrohtë kur të shkojnë në shkollë. Duhet të jemi të përgatitur, jo se priten lëkundje të mëdha, por për çka mund të ndodhë në të ardhmen. Po përgatisim shkolla të tjera dhe një grup vullnetarësh që të mirëpresim nxënësit që do të kthehen të hënën në shkollë. Edhe mësuesit, edhe psikologët, duhet të lejojnë nxënësit që të flasin për eksperiencën e tyre dhe gradualisht të nisë procesi mësimor.
Në hotelet ku janë strehuar qytetarët, kemi themeluar shkolla provizore. Kemi grupuar në një hotel më të madh ku do të organizohet shkolla në atë grup hotelesh.
Kemi 2-3 shkolla të përkohshme përgjatë hoteleve ku kemi vendosur përgjatë bregdetit. Pallavra mediatike i ka cilësua këto opozita, por ne si quajmë kështu. Këto janë përpjekjet tona për të informuar qytetarët, duke luftuar dhe lajmet e rreme dhe kanë nxitur panik.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë informim si në rrjetet sociale dhe media. Ata që kanë humbur jetën nuk mund t’i kthejmë, por duhet të kujdesemi për nxënësit dhe që shkolla ku ata do të vijojë mësimin të jenë të sigurt”, deklaroi Shahini.