6 shqiptarët e mbetur në Bari, janë kthyer më në fund në Shqipëri. Nën masa të rrepta sigurie, ata janë kthyer me tragetin e mallrave nga Bari në Durrës. Po kështu, mësohet se shqiptarëve u është kryer edhe testi i COVID-19, nga ku kanë rezultuar negativë.
Në bashkëpunim mes konsullatës shqiptare dhe autoriteteve italiane, shqiptarët e kthyer tashmë duhet të qëndrojnë 14 ditë në vetëkarantinim. Udhëtimi i tyre u bë falas.
Nga e hëna pritet të nisin fluturimet e para, të cilat do të bëhen nga avioni “Lasgushi” i “Air Albania”.