Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Retorika antishtet si promovim i vetëgjyqësisë dhe pandëshkueshmërisë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Histori të pazakonshme dhe abuzime”, analisti me deklaratë të fortë për Arta Markun. Paralajmëron se…

Nga: Preç Zogaj

Tek ishte ngulur në oborrin e PD-së në datën tetë janar, Sali Berisha ka parë t’i kalojnë përanash dhe para syve sulmet e militantëve të tij të ndërkryer kundër selisë së asaj partie; ka parë qysqitë, varetë, shkallët, dashin goditës; ka parë thyerjen e xhamave, shqyerjen e dritareve. Ka dëgjuar sharjet që nuk t’i zë goja kundër Lulzim Bashës dhe deputetëve në seli, gra dhe burra.

Në qoftë se syrit të tij i ka shpëtuar ndonjë fragment i kësaj tabloje, ka pasur mundësi ta shohë në ritransmetimet e ngjarjes nga mediat televizive. Duke filluar me episodin e linçimit me sharje, kërcënime, shkelma dhe goditje huliganësh të sekretarit të PD-së për pushtetin vendor, Roland Bejko, episod i shëmtuar dhe i urryer, në të cilin u shpall sa pa rënë ora e sulmit se çfarë kishin në mendje organizatorët dhe pararoja e tij.

Kanë kaluar më shumë se dy javë që atëherë, Berisha nuk e ka dënuar dhunën kundër Roland Bejkos. Dhe kur nuk ka dënuar një akt rrugaçëror kundër një politikani të kultivuar, me karrierë të gjatë në PD që nga lindja e saj, siç është Bejko, as që duhej pritur të distancohej nga shkatërrimet që erdhën më pas.

Përkundrazi, ai dhe mediat që e mbështesin janë investuar të bëjnë përgjegjës jo ata që sulmuan, por ata që u sulmuan. E gjithë kjo përmes ndërtimit të një narrativë në shkapërcim të kronologjisë, që bëhet për të shtrembëruar të vërtetën. Le të sjellim për ilustrim të kësaj që po themi episodin e dyerve të blinduara. Kronologjia na tregon se ato u vendosen në ditët e para të janarit, pasi Lulzim Basha kishte marrë një ultimatum publik nga Sali Berisha në datën njëzet e tre dhjetor për largimin nga zyra brenda datës pesë janar. Në të kundërtën, “anëtarësia” do ta largonte me forcë në datën tetë janar. Ultimatumi në fjalë u pasua me një sërë deklaratash që jo vetën e paralajmëronin, por e nxisnin hapur dhunën. “Anëtarësia e di vetë çfarë bën nëse Lul Brava nuk ikën me të mirë”! “Askush nuk mund të parashikojë çfarë mund të ndodhë ditën e dyndjes së madhe të demokratëve për të çliruar shtëpinë e tyre nga pengu i Edi Ramës”. Këto deklarata dhunënxitëse i shqiptonin ata që kishin thirrur protestën. Por i bënin bisht t’i prinin, ta administronin. Njëlloj si Edi Rama në 21 janar 2011, i cili pati thënë se populli mund t’i kalojë politikanët.

Të ndikuar apo të kompleksuar nga retorika tridhjetëvjeçare antishtet që shfaqet edhe në formën e etiketimit të Policisë së Shtetit si Polici të Kryeministrit, Lulzim Basha dhe drejtuesit e tjerë të PD-së nuk iu drejtuan Policisë për dhunën e njoftuar ashiqare, por morën masa vetëmbrojtëse duke blinduar dyert. Mund të diskutojmë pa fund për blindimin e dyerve të selisë se partisë dhe të ruajë sekush mendimet e veta për ketë akt pa precedent, por për një gjë nuk mund të diskutojmë sepse nuk na lejon kronologjia. Në dinamikën e ngjarjeve që lindin njëra-tjetrën, blindimi erdhi pas ultimatumit. Blindimin e dyerve e provokoi ultimatumi i marrjes se selisë me forcë. Përdorimi i forcës u vendos para blindimit, jo pas blindimit. Kush dëshiron ta shohë filmin nga fundi, mund t’u ndërrojë vendet apo t’i presë e t’i ngjisë episodet sipas qejfit, por e vërteta është ajo që ka prodhuar ngjarja gjatë kohës kur ka ndodhur dhe jo montimi i pjesëve të saj pasi ka përfunduar.

Sali Berisha mund të kishte imponuar me autoritetin e tij hapjen e dyerve dhe hyrjen në seli bashkë me deputetët e tjerë që e mbështesnin. Pengimi do ta kalonte të drejtën në kahun e tij. Por ai nuk udhëhoqi. Ai nxiti sulmin dhe priti në oborr trofenë.

Ka një teori në qarkullim që thotë se në rrethanën ku ndodhet, Berisha nuk don të marrë asgjë tamam-tamam. Sepse sapo ta marrë, nuk do ta ketë. Ndërsa duke bërë sikur po e merr, mban të karikuar mbështetësit e tij. Është e bukur për libër, por unë nuk e besoj ketë teori. Besoj në një tjetër teori: atë që politikani i karrierës është bir i rrugës së tij gjithashtu. Sali Berisha nuk bën përjashtim. Shumicën e “betejave” të fituara në parti i ka arritur duke kombinuar përdorimin e mitingasheve me dhunën verbale, me kërcënimet për dhunë fizike që në raste të caktuara nuk kanë qenë vetëm kërcënime. Pse të mos mendojë se ky kombinim mund të japë rezultate përsëri? Por harron apo nuk do t’ia dijë se rrethanat nuk janë më ato të dikurshmet, se koniunktura është krejt tjetër, se koha ka ecur dhe kërkon njerëzit e saj, se vetë është shpallur non gratta nga SHBA-të e tjerë. Kush nuk i kupton apo i injoron këto ndryshime, kush ngulmon të mbetet në politikë pasi është denoncuar tek i Tejlarti dhe rrezikon daljen nga historia, siç do të thoshte Viktor Hygo, është peng i mjeteve të skaduara që prodhojnë dështim.

Në përpjekjen për të mbuluar dështimin e tetë janarit, por edhe për të mbajtur gjallë idenë e përplasjeve, Berisha dhe enturazhi mediatik që e mbështet s’po rreshtin së përsërituri se Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën i shpëtoi “Policia e Ramës”! (Vetë përdorimi i fjalës “shpëtoi” padit një skenar edhe më të rëndë dhune). Prej këtu, me një arsyetim foshnjor, nxjerrin përfundimin se Rama është me Bashën. Kjo është “prova”, ky është “argumenti”! Nga kronologjia, e vetmja që nuk gënjen, e dimë tashmë se Policia ndërhyri me shumë vonesë në një skenë krimi që po transmetohej live nga dhjetëra kanale televizive. Me vonesat e saj, Policia tregoi se edhe ajo u kompleksua se mos po përdorej politikisht. Pa u zgjatur në këtë pikë duhet të nënvizojmë se etiketimet “Policia e Nanos”, “e Metës”, “e Berishës” dje apo “e Ramës” sot, janë pjesë e një retorike antishtet që ka promovuar e promovon vetëgjyqësinë, xhunglën. Policia ka qenë, është e do të jetë e shtetit. Ne mund të diskutojnë, gjykojnë e kritikojnë veprime të caktuara të policëve apo njësive të veçanta të saj, mund e duhet të denoncojmë urdhra dhe veprime pa bazë ligjore, por kapërcimi i kufijve të kritikës, etiketimi dhe silurimi en bllok i Policisë s’bën gjë tjetër veç kërkon të “ligjërojë” ose anarkinë, ose vetëgjyqësinë. Të njëjtën gjë mund të themi për Prokurorinë dhe gjykatat. Ne e dimë se në këto institucione korrupsioni ka qenë dhe është akoma i madh. Pastrimi i tyre është një proces.

Bashkë me heqjen nga sistemi të një numri të konsiderueshëm prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar, ka pasur raste kur ka ndodhur të digjet bari i njomë me të thatin, apo të digjet i njomi e të shpëtojë i thati. Raste të tillë janë denoncuar e do të vijojnë të denoncohen nga PD dhe nga mediat e pavarura. Por etiketimi dhe atashimi politik en bllok, qoftë i Prokurorisë, qoftë i gjykatave, ka shërbyer për të promovuar e ngritur në sistem pandëshkueshmërinë. Kapja e drejtësisë te ne nuk ka kuptimin që pala në pushtet ia ndërsen palës në opozitë. Ka kuptimin e mosfunksionimit të saj në sferat e larta. Si e tillë, kapja e drejtësisë është një “marrëveshje” e pashkruar e kastës politike plurale që bën teatrin e demokracisë. Ja se si etiketimi dhe atashimi politik en bllok i drejtësisë është një strategji dhe djallëzi e të paprekshmëve për të mos dhënë llogari për abuzimet dhe krimet e tyre.

Retorika antishtet e ka bërë kohën e saj dhe duhet të marrë fund. Është koha për të promovuar me forcë kulturën e respektit për ligjin dhe institucionet.

Tags: lulzim bashaPrec zogajsali berisha

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Next Post
Tr*toli në banesën e Dukës, avokati i autorit të dyshuar nxjerr faktet

Tr*toli në banesën e Dukës, avokati i autorit të dyshuar nxjerr faktet

Reshje dhe borë, si do të ndryshojnë temperaturat nesër

Reshje dhe borë, si do të ndryshojnë temperaturat nesër

Rama bën parashikimin e ‘frikshëm’: Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

Rama bën parashikimin e 'frikshëm': Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com