Pas reportazhit të “Rai3” për drogën në Shqipëri ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit përmes një postimi në Twitter ka pohuar se është e kotë të harxhosh kohë me “shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje”.
Reagimi i plotë i Ramës: “S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”.
S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje😢Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat.Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës👍https://t.co/BReBDphkBf
— Edi Rama (@ediramaal) August 10, 2019