Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

“Rënie të ekonomisë në mars-prill”, Ahmetaj: Kursi i këmbimit valutor është stabilizuar

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/Ahmetaj tregon sa përllogaritet rënia ekonomike për muajin mars

Koordinatori për Situatën Ekonomike të COVID-19, Arben Ahmetaj ka pohuar se pandemia e ka goditur thellë ekonominë shqiptare.

Në një lidhje me Skype me News24, Ahmetaj tha se të ardhurat për muajin mars kanë rënë pothuajse me 100 milionë dollarë. Ndërsa për muajin prill ajo parashikohet të jetë mes 150 deri në 170 milionë dollarë.

Sipas Ahmetajt, e vetmja gjë pozitive në këtë mes është stabilizimi i kursit të këmbimit valutor.

“Si të gjitha ekonomitë globale dhe ajo shqiptare ka pësuar një goditje të rëndë nga pandemia e COVID 19. Të gjitha parashikimet kanë ndryshuar, nuk ka parashikime me nivel pozitiv, të gjitha janë në nivel drastik rënie nga 5% në 20%. Edhe ne parashikimet për shkak të COVID i kemi negative, ekonomia jonë ka marrë një goditje të rëndë. Të ardhurat në mars kanë rënë gati 100 mln dollar, rënia vazhdon edhe në prill që e parashikojmë mes 150 deri 170 milionë dollarë. Me 2 fjalë po kalon një periudhë të vështirë që reflektohet në të gjitha elementet e vetë. Por dua të jap një shkëndije pozitive, në gjithë këtë goditje kursi i këmbimit është stabilizuar, niveli i këmbimit euro me lekë është 127, pra furnizimi me euro vazhdon normalisht, operatorët e kanë më të sigurt planifikimin e importit çka reflekton një largim të panikut të momentit”, tha ai.

Ahmetaj shtoi se dy paketat e ndihmës së qeverisë kanë për qëllim ndihmesën e situatës ekonomike. Ai theksoi se nga paketa e dytë do të përfitojnë 176 mijë qytetarë.

“Paketat “Rama 1” dhe “Rama 2” janë paketa të pastra sociale, fokusin e kanë tek punonjësit, tek ata individë që goditen më rëndë nga koronavirusi. Procesi I ndihmës nga paketa e parë vazhdon. Sot kemi 31 mijë veta që kanë fituar pagën e parë të luftës, janë në total 60 mijë e 442 familje që përfitojnë, e bashkuar me atë paketë ishte edhe shtyrja e kësteve të tatim-fitimit, në paketën e dytë u fut shtyrje përtej 31 dhjetorit. Te paketa e parë element tjetër ishte edhe garancia sovrane për të ndihmuar bizneset e mëdha dhe të vogla, që interesi që do të duhet ta paguajnë kompanitë do të merret përsipër nga buxheti i shtetit. Paketa e dytë që e prezantoi dje kryeministri në 19:00 është e fokusuar gjithashtu te qytetarët në nevojë. Por përveç biznesit të vogël futet edhe i madhi. Qeveria solidarizohet më qytetarët në vështirësi. Kategoria e parë e përfituesve janë qytetarë, të punësuar të gjendur të papunë qoftë brenda borderosë qoftë jashtë tij. Brenda po të njëjtës kategori hyjnë edhe ata që janë pushuar nga puna për shkak të ngadalësimit ekonomik nga fillimi i marsit deri në 10 prill, janë 66 mijë qytetarë, 66 mijë familje që marrin 400 mijë lekë të vjetra, pagesa neto. Kategoria e dytë është akoma më e madhe, janë kategoria prej 100 mijë familjesh që po kalojnë situatë të vështirë, i përkasin të punësuarve të biznesit të vogël, me këtë zgjerim përfshihen të gjithë ata punonjës dhe familje të punësuar dhe të vetëpunësuar brenda biznesit të vogël nëse sipërmarrja ka humbur komplet apo tërësisht volumin e punës, janë 100 mijë të punësuar, që marrin 400 mijë lekë, kemi në vazhdim edhe 10 mijë familje të punësuara në sektorin e turizmit, s’ka rëndësi nëse janë apo jo në listëpagesë por se kanë qenë në listëpagesë kur u shpall gjendja e emergjencës nga COVID 19, edhe ata e përfitojnë pagesën e drejtpërdrejtë me këtë mur bëhen 176 mijë qytetarë”, tha Ahmetaj.

 

Tags: Arben Ahmetajekonomiakoronavirus

TË LIDHURA

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar
Aktualitet

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale
Aktualitet

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Next Post
KP i LDK-së pajtohet për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe pakicat

KP i LDK-së pajtohet për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe pakicat

Përkeqësohet sërish situata në Itali, bilanci për 24 orët e fundit

Përkeqësohet sërish situata në Itali, bilanci për 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Rama: Austria ka një plan hapjeje të ngjashëm me tonin

COVID-19 në Shqipëri/ Rama: Austria ka një plan hapjeje të ngjashëm me tonin







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Bota

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

by mirseda
22:49 | 24/11/2025
0

Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren...

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

21:34 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com