Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Rënia me 9% e ekonomisë, qeveria po kompenson më pak se çerekun

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rënia me 9% e ekonomisë, qeveria po kompenson më pak se çerekun

Parashikimet për ecurinë ekonomike të Shqipërisë këtë vit, sa vijnë e bëhen më pesimiste, duke na renditur ndër vendet që priten të ketë më shumë humbje nga shtetet në zhvillim.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH”, parashikoi se ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim pjesë e BERZH.

Kjo rënie është pothuajse dyfish më e thellë nga ajo që kanë parashikuar më herët Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Monitor ka përllogaritur se sa është në vlerë kjo rënie e ekonomisë prej 9% dhe sa janë humbjet në raport me zhvillimin normal që do të kishte pasur vendi, në rast se nuk do të ishte detyruar që të mbyllte për dy muaj pothuajse gjithë bizneset, të ndalonte transportin e brendshëm e atë ndërkombëtar, çka la pa punë dhe të ardhura me mijëra njerëz, por dhe ngadalësoi konsumin për periudhën në vijim.

Në janar 2020, qeveria shqiptare parashikonte që prodhimi i brendshëm bruto (vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një periudhë të caktuar), të ishte rreth 1.78 trilionë lekë, ose rreth 14.4 miliardë euro (nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, sipas vlerësimeve të INSTAT).

Por, një rënie prej 9% në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm duke marrë në konsideratë një nivel inflacioni prej 2-2.5%, nënkupton që prodhimi i brendshëm real në 2020-n do të jetë 117 miliardë lekë më pak se në 2019-n, ose 1.56 trilionë lekë.

Në raport me prodhimin që pritej të arrihej në 2020-n përpara epokës së Covid-19, diferenca mes skenarit me dhe pa virus është 217 miliardë lekë, ose 1.8 miliardë euro, që është dhe humbja që pritet t’i vijë ekonomisë shqiptare këtë vit, nga shpërthimi i pandemisë (shih grafikun).

Kjo humbje prej 1.8 miliardë eurosh është pothuajse sa gjysma e të ardhurave që u mblodhën në 2019-n (460 miliardë lekë, ose rreth 3.6 miliardë euro).

Sa është mbështetja e qeverisë në raport me humbjet, që do të pësojë ekonomia

Nëse ekonomia bie me 9%, vendi parashikohet të humbasë rreth 12.2% të Prodhimit të parashikuar në fillim të vitit.

Ndërkohë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbështetja totale për ekonominë, direkte dhe indirekte është në total 45 miliardë lekë (rreth 360 mln euro), ose 2.8% e prodhimit të brendshëm bruto (të pritshëm këtë vit), që konsiston në shpenzime buxhetore, garanci sovrane dhe shtyrje të taksave.

Pra nga 1.8 miliardë euro që parashikohen humbjet, qeveria përmes ndërhyrjeve të saj direkte apo indirekte pritet të kompensojë rreth 360 mln euro, ose rreth 20% të totalit të humbjeve.

Nga mbështetja totale, ajo direkte është 0.86% e PBB-së, ndërsa përmes fondeve të garancisë është 1.5% e PBB-së.

Mbështetja direkte në total është 13.5 miliardë lekë:

-6.5 miliardë lekë për mbështetjen e bizneseve të vogla / të vetëpunësuarve që u detyruan të mbyllin aktivitetet për shkak të pandemisë COVID-19, duke u paguar atyre pagat minimale (deri në dy në rastin e bizneseve familjare me familjarë të papaguar), dyfishim të përfitimeve të papunësisë dhe formave të ndihmës sociale.

-Paketa e dytë e ndihmës përfshin fondin 7 miliardë lekë për të paguar një transferim të njëhershëm prej 40,000 lekësh për punonjësit e bizneseve të vogla të prekura nga pandemia që nuk përfshihet në paketën e parë.

Krahas mbështetjeve direkte, instrumenti tjetër është përmes dy fondeve të garancisë.

11 miliardë lekë (0.6% e PBB-së) fondi i garancisë sovrane për kompanitë që nëpërmjet sistemit bankar të paguanin pagat për punonjësit e tyre deri në 3 muaj, me një normë interesi maksimumi 2.85%, për një maturim deri në 2 vjet. Interesat do paguhen nga shteti, sipas një vendimi të fundit të qeverisë. Deri tani është shfrytëzuar rreth 9% e këtij fondi, pasi bizneset po hezitojnë që të rrisin ngarkesën me borxh.

Një garanci sovrane prej 15 miliardë lekësh (0.9% e PBB-së) për të siguruar kredi për kapital qarkullues për sektorin e turizmit, si dhe kompani eksportuese, e cila akoma nuk është bërë funksionale.

Qeveria ka miratuar gjithashtu masa të shtyrjes së taksave, duke lejuar të gjitha kompanitë (përveç bankave, telekomunikacionit, ndërmarrjeve publike dhe kompanive në zinxhirin e furnizimit të mallrave thelbësorë) të shtyjnë pagesën e taksës së fitimit deri pas shtatorit. Turizmi, përpunimi aktiv dhe qendrat call center me qarkullim prej 14 milionë lekësh ose më pak, mund të shtyjnë pagesat e taksës së fitimit për vitin e ardhshëm. Në marrëveshje me bankat janë shtyrë dhe pagesat e kësteve të kredive për tre muaj dhe po diskutohet zgjatja e mëtejshme e afatit. /monitor.al

Tags: ekonomirenieshqiperi

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
“Shkollat do të hapen shpejt”, Trump reagon ashpër ndaj deklaratave të Fauci-t

“Shkollat do të hapen shpejt”, Trump reagon ashpër ndaj deklaratave të Fauci-t

Kishin rekorde kriminale në Belgjikë, policia sekuestron 3.7 mln euro prej dy vëllezërve shqiptarë

Prej disa muajsh në kërkim, arrestohet autori i katërt i grabitjes në Dibër

A do të shtyhet orari i mbylljes së bareve dhe restoranteve? Flet Ministrja e Ekonomisë

A do të shtyhet orari i mbylljes së bareve dhe restoranteve? Flet Ministrja e Ekonomisë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com