Forcat RENEA në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion në qytetin e Elbasanit, ku kanë gjetur një magazinë në të cilën ndodheshin arsenal armësh moderne.
Magazina është gjendur në rrugën Elbasan-Papër, ndërsa mësohet se aksioni i realizuar është kryer më 1 korrik, një ditë pas votimeve të 30 qershorit.
Policia ka sekuestruar 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë, të cilat dyshohet se i përkisnin një grupi kriminal në zonë.