Bota

“Balotelli duhet arrestuar menjëherë”, habit ministri me deklaratën ndaj futbollistit


               Publikuar në : 17:25 - 09/07/19 Enno

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka reaguar ashpër ndaj një ngjarjeje ku është i përfshirë ylli i futbollit, Mario Balotelli.

Balotelli kishte sfiduar shokun e tij në një lojë, duke i thënë se nëse hidhet në det me motorin e tij do të fitojë 1,800£. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Salvini, pasi sipas mediave të huaja, ai është shprehur se Balotelli duhet arrestuar menjëherë pas kësaj ngjarjeje.

“Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është një lojë e një idioti. Por çfarë imazhi japim nga Italia në botë, nëse në një nga qytetet tona me të gjitha problemet që ekzistojnë, kalon një lojtar i pasur dhe i prishur, që ka një skuter dhe e hedh në det? Ne jemi të çmendur”, deklaroi Salvini.

Loja e përhapur në Itali me hedhje motori në det nuk është mirëpritur as nga autoritetet italiane, teksa policia në Napoli e konsideron veprimin si “nxitje e kryerjes së krimeve dhe lojërave të fatit”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT