Situata me pandeminë vijon të jetë shqetësuese në vendin tonë. Në raportimin më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, u bë me dije se 4 qytetarë nuk ia kanë dalë dot mbanë me koronavirusin vdekjeprurës.
Me bilancin e fundit shkon në 400 numri i personave që kanë ndërruar jetë. Në 24 orët e fundit janë infektuar 144 persona.
Në dy spitalet COVID janë shtruar 214 pacientë, 19 terapi intensive, 6 të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë. Në total numri i personave të shëruar ka shkuar në 8825.