Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Reja flet pas humbjes: Lojtarët duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut

3 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Sport, Të Gjitha, W-Instant
Reja flet pas humbjes: Lojtarët duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut

Pas sfidës, trajneri italian Edi Reja ia hodhi fajin skuadrës, duke u shprehur se nuk i kupton lojtarët si sillen në fushë. Pas humbjes me përmbysje nga Izraeli, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka bërë edhe një analizë. Tekniku italian tha se nuk ka thënë asnjëherë që Shqipëria është favorite, teksa shtoi se prej tre vitesh sheh që skuadra bën ndeshje të mira, por penalizohet nga gabime të rënda, që nuk e lejojnë të bëjë atë hapin e madh përpara. Ai tha më tej se mund të jap instrumentet, por janë lojtarët që duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut.

“Ishte një arsye pse nuk luajtëm në pjesën e dytë. Pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Fillimisht dhurohet goli, se deri te goli po luanim mirë. Aty u dhurua ndeshja se ishte një pjesë e parë e mirë.

Ishim më intensivë. Por dolëm të sulmonim dhe ata nuk pritnin gjë tjetër, se janë të aftë, se kanë shpejtësi. Ne e ia dhuruam golin e barazimit në një pjatë të argjendtë, ishim 2 kundër 3. Nuk mund të bëhet një dalje ashtu, duhet edhe koka kur je lojtar, duhet arsyetuar në fushë. Duhet parë kur duhet të dalësh, duhet vlerësuar cilësia e kundërshtarëve. Edhe me Islandën ishte e njëjta gjëra, në çdo ndeshje ka një arsye pse, sepse kemi bërë një gabim.

Pastaj luajtëm keq, se pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me agresionin e duhur, i vumë në vështirësi. Atëherë pse duhet të bësh vetëm pjesën e parë dhe t’i japësh mundësi. I dhamë hapësira dhe mbetën Veseli e Gjimshiti të vetëm, se kishim dalë para. Por nuk duhet të ndodhë, kjo është vështirësia e madhe.

Pse ndodh rënia? Ndodh se janë këto situata. Kush e ka thënë që jemi favoritë? Cili opinion? Janë të tjerët që e dinë futbollin, që e dinë forcën që ka Izraeli dhe e pamë edhe sot. U desh të bënim një ndeshje të madhe më vëmendje, u rinisëm mirë, por nëse bën gabim dhe nuk është i pari se po flasim prej tre vitesh, është gjithmonë diçka që nuk bëhet ky hap.

Por jo sepse skuadra nuk ka aftësi, por se bën gabime, se ka dy ndeshje në një. Duhet të lexosh në fushë. Unë mund të jap instrumentet por janë lojtarët që duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut. Kështu nuk rritet kurrë, duhet përulësi, me modesti. Kështu arrihen rezultatet se kështu nuk shkohet nga asnjë anë.

Zëvendësimet? U mundova të bëja zëvendësime për të shtuar forcë, pasi nuk dilnim dot përpara. U mundova që të shfrytëzoja topin në ajër, se ata nuk janë gjigandë, hodha në fushë prani fizike. Por gjithçka u kompromentua te barazimi, me barazimin ne u fikëm.  E kur rikuperon, bëhet e vështirë se ata kishin më shumë forcë se ne. Abrashi ishte në limite që në fundin e pjesës së parë, të tjerët nga pikëpamja e vrapimit nuk japin shumë. Bajrami e Asllani janë lojtarë teknikë, por këtu sot duhej më shumë nga pikëpamja fizike.

Vendosa Gjasulën se ka prani fizike të ndryshme se ata në mesfushë po punonin mirë dhe vraponin. Pastaj ata u karikuan nga goli, se kur bëjnë barazimin ne lëshohemi e ata ekzaltohen. I thashë që të hyjmë në fushë e mos bëjmë gabime, por bëmë një gabim te goli i parë i tyre që një skuadër normale nuk e pëson. Nga pikëpamja individuale, skuadra dha çfarë kishte, por duhet përdorur pak më shumë koka. Kjo është ajo që dua të them”, tha Reja.

Tags: Edi RejaIzraelishqiperiatrajneri italian

TË LIDHURA

Qeveria hap ‘thesin’/ Festat e fundvitit, miratohet bonusi për pensionistët
Ekonomi

Qeveria hap ‘thesin’/ Festat e fundvitit, miratohet bonusi për pensionistët

13:32 | 03/11/2025
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri
Politikë

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri

13:25 | 03/11/2025
Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar
Politikë

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar

11:46 | 03/11/2025
Next Post
E goditën me th*kë, viktima është vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli

E goditën me th*kë, viktima është vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli

67-vjeçari i masakruar me th*kë u plagos 4 vite më parë/Pistat nga plagosja në 2018-ën deri te grabitja

67-vjeçari i masakruar me th*kë u plagos 4 vite më parë/Pistat nga plagosja në 2018-ën deri te grabitja

Zgjidhet zv. Drejtuesi i ri i SPAK-ut, emri i njohur që do mbajë detyrën e rëndësishme 

Zgjidhet zv. Drejtuesi i ri i SPAK-ut, emri i njohur që do mbajë detyrën e rëndësishme 







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Qeveria hap ‘thesin’/ Festat e fundvitit, miratohet bonusi për pensionistët
Ekonomi

Qeveria hap ‘thesin’/ Festat e fundvitit, miratohet bonusi për pensionistët

by mirseda
13:32 | 03/11/2025
0

Qeveria hap ‘thesin’, Edhe këtë fundvit qeveria ka ‘zgjidhur qesen” për bonusin e pensionistëve.Në komisionin e ligjeve...

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri

13:25 | 03/11/2025
Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar

11:46 | 03/11/2025
Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

11:44 | 03/11/2025
Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij

Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij

11:42 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com