E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

“Regjim diktatorial kriminal”, Kryemadhi zbut tonet: Protestat paqësore sjellin ndryshimin

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ndalur pasditen e sotme në një takim me strukturat e LSI-së në njësinë bashkiake nr. 11 në Tiranë. Kryemadhi ftoi ata dhe gjithë shqiptarët që ti bashkohen protestës së opozitës ditën e nesërme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku një gjë e tillë nuk është përmendur, Kryemadhi i ka ftuar protestuesit të shmangin aktet e dhunës. Ajo i fton ata të bëhen pjesë e një proteste paqësore, pasi beteja e tyre, siç thotë, bëhet për të rrëzuar regjimin e kalbur.

“Nesër t’i themi boll regjimit diktatorial. Është një nga protestat më të mëdha. Edhe pse është muaji i Ramazanit dhe shumë shqiptarët agjërojnë ua bëftë dritë dhe të na i falë mëkatet. Do tregojmë çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, do jemi në ballë të çdo proteste. Beteja jonë është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, që të hapim negociatat me BE. Nesër mos ndaloni, i bëj thirrje gjithë Shqipërisë, protestat tona paqësore janë protestat që do sjellin ndryshimin. Ju bëj thirrje të distancoheni nga dhuna edhe pse njerëzve ju ka ardhur aty ku nuk mban më. Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin, jo të sulmojmë godinat”,- tha Kryemadhi.

Ajo tha se nesër opozita do protestojë bashkë me policët. “Policët që kemi përballë t’i konsiderojmë si vëllezërit tanë”,- vijoi Kryemadhi.

Fjala e plotë e Kryemadhit:

Genti faleminderit, por në fakt nëpërmjet Gentit dua të falënderoj gjithë strukturat e Laprakës, që për hir të së vërtetës është një nga njësitë më të mira të Tiranës. Takimin e sotëm në fakt e kemi në kuadër të të gjithë takimeve që kemi bërë me strukturat drejtuese të LSI-së në Tiranë, por sikurse e kemi bërë në Tiranë, por e bëjmë edhe në gjithë Shqipërinë, të gjithë ish-deputetët dhe drejtuesit lokalë të LSI-së, sepse nesër është një ditë shumë e rëndësishme.

25 Maji është një ditë e cila do të tregojë edhe njëherë jo vetëm vendosmërinë, jo vetëm angazhimin, por mbi të gjitha do të tregojë bindjen qytetare që kanë sot shqiptarët për të rrëzuar njëherë e përgjithmonë jo vetëm një njeri, sepse ne nuk e kemi betejën me njeriun, por për të rrëzuar sistemin e kapjes së shtetit, sistemin e grabitjes së qytetarëve, sistemin e marrjes shpirtit të shqiptarëve nëpërmjet krimit të organizuar, bandave të tij dhe elementëve të cilët dashje pa dashje, duam apo s’duam ne, na pëlqen apo nuk na pëlqen, kanë varfëruar Shqipërinë dhe kanë shkatërruar sistemin e vlerave.

Nesër në orën 19:00 të gjithë do të jenë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Ne s’do të jemi atje as si forcë politike, as si njerëz që na pëlqen të merremi me politikë, por do të jemi si qytetarë për të thënë që ne i themi ‘boll’ këtij regjimi diktatorial, kriminal, i cili po i merr shpirtin çdo ditë e më shumë shqiptarëve.

Të gjithë kanë qenë skeptikë kur kemi djegur mandatet si opozitë. Edhe pse qytetarët ishin ata që i dhanë forcën djegies së mandateve, ndërkombëtarët edhe pjesa tjetër elitare, politike apo edhe skeptike thoshin që:  Ju duhet ta bëni betejën tuaj në Parlament! Vërtet vendimi ynë i djegies së mandateve ishte një vendim ekstrem, por ishte një vendin i domosdoshëm për të treguar që opozita është me qytetarët , që opozita nuk është fasadë e një parlamenti ilegjitim dhe nuk bëhet fasadë e një grupi kriminal, i cili ka grabitur jo vetëm Partinë Socialiste, por edhe qeverinë, sistemin e drejtësisë, ka grabitur çdo gjë, e cila çdo ditë e më shumë i varfëron shqiptarët.

Sot më shumë se kurrë, ne jemi të bindur që kemi bërë veprimin e duhur, sepse djegia e mandateve, protestat e njëpasnjëshme, masiviteti i jashtëzakonshëm i qytetarëve, tregon që ne kemi qenë në krah të qytetarëve dhe qytetarët kanë dashur një veprim që të besonin opozitën e vërtetë. Ne bëmë gjënë më të mirë. Vërtetë nuk është e shkruajtur në librat e politikës, vërtetë konfliktet janë zgjidhur në librat e politikës, por djegia e mandateve tregoi kalbëzimin e sistemit kriminal që Rilindja kishte zaptuar. Jo më larg se deklaratat e djeshme të Budestagut gjerman, deklarata përsëri të sotmet që dalin haptas, ku tryeza me dialog kombëtar ku janë të gjithë partnerët politikë të përfshirë.

Nuk duhet të kenë tabu as shtyrjen e zgjedhjeve, por nuk duhet të kenë tabu as dorëheqjen e kryeministrit. Nuk duhet të jetë tabu as ndryshimi i sistemit zgjedhor. Nuk duhet të jenë tabu as ndryshime të tjera kushtetuese, të cilat në thelb dhe në bazë të tyre kanë votën e lirë, kanë standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbi të gjitha kanë të rëndësishme ndërtimin e një sistemi që garanton vlera për qytetarët, që garanton meritokraci për qytetarët, që garanton barazi për qytetarët dhe që garanton mbi të gjitha demokracinë për të cilën ne kemi aspiruar.

Sot pas 30 vjetëve ne flasim për fjalën e lirë. Sot pas 30 vjetëve ne kërkojmë media të lira. Sot pas 30 vjetëve ne kërkojmë demokraci. Sot pas 30 vjetëve ne akoma luftojmë për bukën e gojës. Sot pas 30 vjetëve në të ashtuquajturën demokraci, fëmijët e shqiptarëve po largohen nga Shqipëria.

Nesër do të jetë një nga protestat më të mëdha. Mund të them që mund të jetë edhe më e madhe, sepse  çdo herë që ne bëjmë një protestë njerëzit, qytetarët shtohen. Sa herë që ne marrim pjesë në protestë, sa herë që opozita bën thirrje shqiptarëve për protestë, ata i përgjigjen me masivitet. Ajo që na bën të reflektojmë dhe ne si opozitë të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë më gabimet e Edi Ramës dhe të të gjithë politikanëve të tjerë, janë qytetarët e Tiranës që dalin në një masë të madhe kundër këtij regjimi kriminal.

Prandaj edhe ju bëj thirrje: Mos ndaloni në asnjë moment, por njoftoni miq, shokë, komshinj, familjarë të jemi të gjithë nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në orën 7, atje të jemi të tërë. Edhe pse është muaji i Ramazanit ku shumë shqiptarë agjërojnë, që ua bëftë Zoti dritë dhe t’u falë atyre mundimet, por të na falë edhe mëkatet ne të tjerëve që i kemi dhënë pushtetin Edi Ramës dhe atë pushtet e ka kthyer në të kundërt të shqiptarëve, prandaj do të jemi të gjithë për të treguar që ne do marrim përsipër çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Do të marrim përsipër çdo përgjegjësi që shpëton dhe çliron shqiptarët nga kapja e krimit të organizuar. Do të jemi në ballë të çdo proteste ku shqiptarët duan të jenë qytetarë të lirë të BE-së.

Lexo edhe :   Greva/Kryemadhi-Ramës: Ato s’janë mish për top për inatet politike
Lexo edhe :   Greva/Kryemadhi-Ramës: Ato s’janë mish për top për inatet politike

Dhe beteja jonë nuk është Edi Rama me grupin e tij, por është e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve. Beteja jonë është hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Beteja jonë është që shqiptarët të jenë të barabartë mes të barabartëve. Ashtu sikurse jemi në mes të Evropës, ashtu edhe të jemi në mes të Evropës për një ekonomi të zhvilluar, për një arsim më të zhvilluar, për shëndetësi më të mirë, për taksa të ulëta, për barazi dhe për shërbim ndaj qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, pa dallim krahine dhe pa dallim besimi fetar.

Prandaj nesër mos ndaloni dhe nëpërmjet jush i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, por edhe gjithë Shqipërisë, nesër atje. Protestat tona paqësore të cilat janë protestat më të bukura që ka pasur Shqipëria në gjithë vitet e saj të tranzicionit, janë protesta, të cilat do të sjellin ndryshimin.

Ju bëj thirrje që të mos përfshiheni në elementët e dhunës, por të distancoheni nga dhuna, edhe pse njerëzit janë të mërzitur dhe të frustruar dhe ju ka ardhur aty ku nuk mban më, nuk është detyra jonë të bëjmë viktimë Edi Ramën dhe nuk është detyra jonë as të dëmtojmë godinat. Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin e kalbur që Edi Rama me krimin e organizuar ka ndërtuar.

Ne e dimë shumë mirë që beteja jonë e qindra dhe mijërave qytetarëve përballë policëve që janë vëllezërit dhe motrat tona, të cilët për hir të së vërtetës jo vetëm që paguhen në mënyrë qesharake, por edhe diskriminohen, edhe mashtrohen, në mënyrën më të turpshme nga qeveria jonë. Prandaj edhe ata policë që janë atje, kanë të njëjtat halle dhe probleme si ne, edhe ata policë që dalin dhe formojnë kordonin për të mbrojtur Edi Ramën, që është i vetmi kryeministër që kur qytetarët protestojnë nuk rri në zyrë, por largohet sepse është frikacak.

Frikacaku nuk meriton të jetë në krye të një shteti që i thonë shteti i shqiponjave. Por ajo që është më e rëndësishme, është që ata policë që kemi përballë ti konsiderojmë si vëllezërit tanë, sepse ata kanë pagat më të ulëta dhe ata paguajnë taksat njëlloj si ne. Ata paguajnë energjinë elektrike me çmim në stratosferë njëlloj si ne, paguajnë faturën e ujit njëlloj si ne. Ata kanë nevojë për shërbim mjekësor njëlloj si ne dhe marrin shërbimin shëndetësor më të shtrenjtë në rajon. Ata kanë nevojë të shkollojnë fëmijët e tyre. Ata kanë nevojë të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre në Shqipëri.

Prandaj nesër në protestë nuk do të jemi vetëm ne, do të jenë dhe policët që do të jenë bashkë me ne. Edhe pse do të jenë në krye të detyrës, ne do të protestojmë për të gjithë policët, për të gjithë mjekët, për të gjithë administratën publike, për të gjithë njerëzit që Edi Rama i kërcënon me bukën e fëmijëve të tyre. Ne do të protestojmë nesër për ta rrëzuar njëherë e përgjithmonë krimin e organizuar që ka fytyrën e Edi Ramës dhe fytyrën e Rilindjes.

Unë u jam shumë mirënjohëse për angazhimin tuaj. Ju jam shumë mirënjohëse për angazhimin tuaj maksimal dhe jo vetëm kjo, por suportin, besimin, forcën dhe kurajon që më keni dhënë mua Monika Kryemadhit si kryetare e LSI-së, por midis jush edhe shumë e shumë të tjerë, anëtarë të LSI, të rinj dhe të rejat, gratë dhe vajzat e LSI, të cilat nuk u stepën në asnjë moment, por përkundrazi dhanë forcën dhe kurajon për tu përballur, për të luftuar, për tu organizuar, për ta shtuar LSI-në dhe për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Ne më shumë se kurrë sot jam e bindur, që mos pranimi i koaliconit me Edi Ramën ishte detyrë kombëtare.

Mos angazhimi dhe mos bashkimi i votave tona me të ishte mision historik, për ta zhbërë njëherë e përgjithmonë këtë metastazë që ka mbi 21 vjet që vegjeton dhe pi gjakun e shqiptarëve, qëkur mori karrigen e ministrit të kulturës, me bashkinë e Tiranës, me kryeministrin që u ka pirë gjakun shqiptarëve, i ka varfëruar dhe ka ngritur vetëm e vetëm struktura kriminale që i ka pasuruar ato. Dhe ne kemi qenë bashkëfajtor me të në krim, sepse e lejuam, mbyllëm sytë, diku për pushtet, diku për angazhim, diku për stabilitet. Sot ne do ti japim fund stabilokracisë së krimit të organizuar dhe do të ngremë të drejtën e shqiptarëve, e cila nuk mund të nëpërkëmbet më, as nga Edi Rama, as nga Monika, as nga Lulzim Basha dhe nga askush tjetër. Shqiptarët do të vendosin vetë për fatin e tyre. Ne si opozitë e bashkuar jemi shumë të qartë në planin tonë. Të gjithë kishin mëdyshje. A janë bashkë a s’janë bashkë?! Të gjithë kishin mëdyshje, a kanë strategji, a nuk kanë strategji?! Të gjithë ishin në mëdyshje. Kanë alternativë apo skanë alternativë?! Alternativë më të qartë, alternativë më të fortë se të bësh Shqipërinë një vend europian nuk ka.

Alternativë më të qartë dhe mision më të pastër se tu garantosh të ardhmen shqiptarëve është gjëja më e mundur dhe më e domosdoshme për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Zoti ju ruajt ju, Zoti ruajt familjet tuaja. Zoti e Bekoftë Shqipërinë. Në fakt Zoti e ka bekuar Shqipërinë me gjithë këto pasuri të mëdha natyrore që Edi Rama po i grabit çdo ditë e më shumë. Ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme është që na del një detyrë e madhe sepse duhet të ftojmë dhe të thërrasim të gjithë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve që shkëlqejnë sot në pozicionet dhe profesionet e tyre në botë, të kthehen në Shqipëri në mënyrë të tillë që tu japim mundësinë Shqipërisë për të ecur sa më shpejt me hapa drejt Bashkimit Europian sepse ne e meritojmë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...