Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Refuzoi Komisionin e Ligjeve/ Presidenca zbardh axhendën e Metës

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Refuzoi Komisionin e Ligjeve/ Presidenca zbardh axhendën e Metës

Komisioni i Ligjeve thirri ditën e sotme në seancë dëgjimore Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për nismën e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij, por ky i fundit nuk u paraqit.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka sqaruar se takimi i Metës me Ministren Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler ka qenë i planifikuar që në datën 28 prill.

Sipas Blushit, qeveria ka qenë në dijeni të kësaj, teksa shton se Kreu i Shtetit nuk mund të shmangte dot këtë axhendë të paracaktuar prej ditësh.

Ndërkohë, Presidenti Meta ka theksuar se është i gatshëm të paraqitet në Komisionin e Ligjeve më datën 10 maj.

Postimi i Blushit në rrjetin social, Facebook

Në përgjigje të interesimit të kolegëve gazetarë dhe pasi u njohëm me shpifjet dhe qëndrimet aspak korrekte të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, lidhur me arsyet e mospranisë së Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, sqarojmë se:

Në datën 28 prill 2021, siç faktohet edhe nëpërmjet këtij komunikimi zyrtar me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Presidenti i Republikës është vënë në dijeni me një kërkesë për takim, për në datën 6 maj 2021, të Ministres Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Në datën 29 prill 2021, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, në përgjigjen e dërguar për MEPJ ka shprehur zyrtarisht vullnetin e Kreut të Shtetit për takimin me znj.Edtstadler dhe po këtë ditë Drejtoria e Protokollit të Shtetit ka sugjeruar që takimi, sipas axhendës së përgatitur në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Tiranë, të zhvillohej në datë 6 maj 2021, në orën 11:15 – 11:55.

Edhe ky sugjerim i propozuar, është mirëpritur nga ana e Presidentit Meta dhe është fiksuar në axhendë po atë ditë, më 29 prill 2021.

Ndërkohë në datën 5 maj 2021, Komisioni për Çështjet Ligjore, me anë të një komunikimi të përcjellë në rrugë elektronike dhe shkresore pas orës 14:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, ka kërkuar, që Kryetari i Shtetit të marrë pjesë në datën 6 maj 2021, ora 11:00, në një seancë dëgjimore.

Presidenti Meta, siç është bërë me dije edhe në shkresat e Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot.1520/2, datë 5.5.2021 dhe nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, drejtuar Komisionit për Çështjet Ligjore, ka shprehur gadishmërinë e Tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve, por në datën 10 maj 2021.

Kjo edhe për shkak se axhenda e Tij për datën 6 maj 2021, ishte e paracaktuar dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe Qeveria, siç faktohet nga këto dy dokumenta, që provojnë edhe njëherë nivelin banal të akuzave dhe shpifjeve të sotme të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, gjoja për shmangien e Presidentit nga ballafaqimi me ta.

Ky komunikim zyrtar mes Institucionit të Presidentit dhe MEPJ, vërteton botërisht jo vetëm se Qeveria, nga i merr urdhërat Kuvendi njëpartiak, ishte në dijeni të axhendës së sotme të Kreut të Shtetit, por fakton para të gjithë shqiptarëve edhe banalitetin e pretendimeve të deputetëve në skadim mandati.

Sigurisht, që Presidenti i Republikës, nuk mund të anulonte apo të shmangte sot agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën ishin të planifikuara prej kohësh realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit, siç ishte edhe takimi i mëpasshëm me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z Borut Pahor.

Blofet e Kuvendit njëpartiak nuk çudisin më askënd, pasi ishte ky Kuvend, që për hir të Partisë i shtoi kushtet e integrimit europian Shqipërisë dhe shkallmoi pabesisht Marrëveshjen ndërpartiake të 5 Qershorit për Kodin Zgjedhor, pasojat e së cilës janë skandaloze me shumëfishim të krimeve zgjedhore.

Tags: axhendailir metaKomisioni i ligjeve

TË LIDHURA

Gjykata kërkon sigurimin e jetës për  Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Gjykata kërkon sigurimin e jetës për Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve

19:35 | 14/06/2025
“Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë
Kultura

“Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

18:44 | 14/06/2025
Kamëz: Arrestohet 39-vjeçari, përplasi 5 këmbësorë
Aktualitet

Kamëz: Arrestohet 39-vjeçari, përplasi 5 këmbësorë

18:07 | 14/06/2025
Next Post
VOA: Deputetët socialistë zyrtarizojnë kërkesën e dytë për shkarkimin e Metës

Shkarkimi i Metës, mësohen 4 emrat e parë të Komisionit Hetimor

”U cilësua trashëgimtar i Berishës”/ Kadilli sulmon Bashën: Është i shteruar

''U cilësua trashëgimtar i Berishës''/ Kadilli sulmon Bashën: Është i shteruar

Bullizohej nga moshatarët dhe mësuesit, e nxjerrin të dhunuar seksualisht

Bullizohej nga moshatarët dhe mësuesit, e nxjerrin të dhunuar seksualisht

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Nënë e bijë të vdekura në park në Romë — del foto e babait me foshnjën para krimit
Bota

Nënë e bijë të vdekura në park në Romë — del foto e babait me foshnjën para krimit

by mirseda
19:46 | 14/06/2025
0

Një shtetas amerikan 46-vjeçar, i identifikuar si Rexal Ford, është arrestuar në Greqi pasi dyshohet se është...

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe paqja në Ukrainë, Trump dhe Putin telefonatë 50 minutëshe

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe paqja në Ukrainë, Trump dhe Putin telefonatë 50 minutëshe

19:39 | 14/06/2025
Gjykata kërkon sigurimin e jetës për  Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve

Gjykata kërkon sigurimin e jetës për Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve

19:35 | 14/06/2025
Merkatoja e verës, Teuta me “arnime” në të tria repartet

Merkatoja e verës, Teuta me “arnime” në të tria repartet

19:19 | 14/06/2025
Sforco financiare tek Milan, klubi italian synon mesfushorin shqiptar

Sforco financiare tek Milan, klubi italian synon mesfushorin shqiptar

19:07 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com