Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

‘Reforma Zgjedhore në udhëkryq’, Zëri i Amerikës: S’ka marrëveshje

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në Shqipëri, Reforma zgjedhore duket të ketë mbetur ende në udhëkryq, me palët që fajësojnë njëra-tjetërn për mospërmbylljen e procesit brenda afatit që ato vetë kishin vendosur. Edhe mbledhja e të dielës që përfundoi në mbrëmje, la gjithshka pezull, me gjithë ndërhyrjen e një përfaqësuesi të ambasadës amerikane, i cili fillimisht u takua me përfaqësuesin socialist Damian Gjiknuri dhe atë demokrat Oerd Bylykbashi, për t’u ulur më pas dhe me dy anëtarët e tjerë të Këshillit politik, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.

Nga deklarimet e bëra nga palët në mbyllje të takimit, e vetmja gjë e qartë ishte se nuk ishte gjetur gjuha e përbashkët. Ndërsa për pikat që i ndajnë, u dhanë versione të ndryshme.

“Pavarësisht se opozita bëri propozimet e saj për çështjet kryesore dhe ofroi konsensus, PS nuk ishte e gatshme për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme, duke synuar të mbajë privilegjet e saj.

Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën dhe për një proces zgjedhor që krijon besim dhe legjtimitet për të gjithë aktorët në lojë. Ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën për të gjetur këtë konsensus dhe jemi në pritje që PS të tregojë gatishmëri për të bërë hapat e saj drejt konsensusit, siç kemi bërë ne koncensionet e nevojshme”, deklaroi demokrati Oerd Bylykbashi.

Por një tjetër panoramë ofroi socialisti Damin Gjiknuri. “Sot kemi një kuadër gati të përfunduar, me të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, por mbi të gjitha dhe me disa kërkesa thelbësore që ditët e fundit opozita i kishte kthyer në një kusht. Ne kemi gjetur hapësirën dhe do ti përfshijmë ato, por nuk mundet që pasi biem dakort e reflektojmë një pjesë të mirë dhe të kërkesave që quheshin parakushte, dhe me dëshmitarë ndërkombëtarë, të fillohet e të ndryshohet duke dalë më kërkesa të reja”, u shpreh Gjiknuri, duke deklaruar se shumë shpejt ai do të bëjë publike të gjitha kërkesat që siç tha ai ka paraqitur opozita dhe se i janë marrë ato parasysh.

Zoti Bylykbashi nënvizoi se “ne jemi të gatshëm të punojmë për të arritur zgjedhje me kompromis pa hequr dorë nga garancitë themelore. Le ti japim kohë PS të kuptojë pse nuk mund të jetë Kolegji që të vërë vulën e njomë mbi tabelën e rezultatit, që të kuptojë se KQZ nuk do jetë ai institucion i turpshëm që është sot, që është pronë e saj. Jemi përpara një modeli të ri, po nuk mund të jetë i tëri pronë e PS, të kuptojë që procesi i ngritjes së një administrate, e cila garaton profesionalizimin dhe depolitizimin, nuk mund të jetë fals, nuk mund të jenë komisionerë të PS të maskuar si të pavarur, dhe e gjitha kjo duhet të lidhet pazgjidhshmërisht me garantimin 100 të identifikimit biometrik të votuesve. Në momentin kur do të kemi një kompromis mbi gjithë këtë aks të procesit, sigurisht që dhe hapësira dhe për çështjet e tjera është e thjeshtë”.

Por sipas zotit Gjiknuri “shqetësimet kryesore te opozitës janë reflektuar. Opozita ka një problem me vettingun e nuk do të njohë. Nga njëra anë vettingu pranohet se është detyrim kushtetues, te zgjedhjet thonë jo, nuk duhet. Rekomandimet e ODIHR-it, me garanci shtesë që do opozita, që të ketë njeri politik që ta ndjekë, është pranuar. Pyeteni zotin Bylykbashi nëse është realizuar 100 përqind identifikimi biometrik, a kanë më probleme?”, deklaroi përfaqësuesi socialist.

Palët u deklaruan të gatshme të ridiskutohen, por duket se nuk është lënë asnjë takim i ri. Madje zoti Gjiknuri, la të kuptohet se do të vijohet me procedurën parlamentare. “Dyert e dritaret e komunikimit për opozitën janë të hapura për të vazhduar e për të mbyllur dhe ato pak gjëra për të cilat ata kanë filluar të ndryshojnë mendje. Opozita të na bashkangjitet, që ta çojmë përpra këtë process. Parlamenti është legjitim, i ka votat, dhe pritja nuk mund të jetë pa fund”, paralajmëroi zoti Gjiknuri.

Si ambasada amerikane ashtu dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë, nxitën ditët e fundit palët për një marrëveshje duke vlerësuar, qëndrimet në Këshillin Politik. Mbetet të shihet se si do të interpretohet prej tyre, dështimi mbrëmjen e së dielës. /VOA

 

Tags: bylykbashiGjiknuriPetrit Vasilireforma zgjedhoreRudina Hajdarin!

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Aksidentohet nëna me dy fëmijë në Rinas, dërgohen në spital

Tmerr në Durrës, 35 vjeçarin e plagosin dhe e mbajnë peng për disa orë

Meta jep mesazhin e rëndësishëm që në mëngjes







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com