Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Reforma Zgjedhore’/ Çfarë propozoi PD-ja sot

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Reforma Zgjedhore’/ Çfarë propozoi PD-ja sot

Pas përfundimit të tryezës së dytë të OSBE-së për reformën zgjedhore janë zbardhur propozimet që ka bërë opozita jashtëparlamentare. Të përfaqësuar nga Ivi Kaso, Pd-ja ka kërkuar financim të partive 100 % nga buxheti i shtetit.

Partia demokratike ka shprehur gadishmërinë e saj për bashkëpunim në realizim të kësaj reforme. Më poshtë është në e plotë platforma e propozuar nga opozita joparlamentare.

Kujtojmë se sot tryeza u zhvillua me dyer të mbyllura. Pjesëmarrjen në takim PD-ja e kishte lajmëruar që në datën 25 shtator. Më herët PD-ja ka kërkuar që reforma zgjedhore të bëhej vetëm ndërmjet PD-së dhe PS-së dhe me drejtimin e ndërkombëtarëve.

“Do bëhet shembull”/ Padia ndaj Ardian Dvoranit dorëzohet sot në 14:30

 

Platforma e PD-së:

“Financimi i partive dhe fushatës dhe ulja e kostove të politikëbërjes

Opozita e bashkuar është e përkushtuar për:

– Integrimin, përmirësimin dhe thjeshtimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm, të mjaftueshëm dhe transparent.

– Rishikimin e kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standarteve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

Për këtë qellim jemi të gatshëm të bëjmë:

– Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private.

– Reduktim/ integrim të kornizës ligjore aktuale, në një ligj të vetëm, të posaçëm me qëllim sigurimin e uniformitetit të trajtimit në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore , dhe efikasitetit të mbikëqyrjs dhe verifikimit.

– Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

– Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

– Përcaktimin e rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për tu vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës.

– Rregullimin në mënyrë strikte të mënyrës dhe masës së përfitimit të donacioneve në natyrë dhe shërbime apo favore nga partitë politike, kandidatët apo edhe institucionet shtetërore. Bërja e tyre publike në çdo rast.

– Miratimin e rregullave për hartimin nga KQZ të një liste kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve. Lista e kostove-tip duhet bërë publike nga KQZ dhe të jetë ë detyrueshme nga ekspetët në verifikimin e shpenzimeve.

– Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjitë e aktiviteteve dhe infrastrukturës së përdorur apo mjeteve të propagandës të subjekteve politike. Kjo me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbërjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit.

– Implementimin e rregullave për vendosjen e kufizime strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo subjekt zgjedhor ( parti ose kandidatë). Marrja e masave që kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht përcakimi i mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë por të jetë e zbritëshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit.

– Kufizim drastik i numrit të aktiviteteve që transmetohen live apo në çdo formë tjetër dhe që përfshin kosto për transmetim mediatik. Kufizim materialeve televizivë të gatshëm për transmetim të subjekteve politike.

– Rishikim të thellë të afateve dhe procedurave te deklarimit dhe verifikimit të burimeve financiare.

– Përzgjedhja e ekspertëve kontabël duhet të jetë e detyrueshme për ekspertët që përcaktohen për të kryer ekspertimin. Refuzimi për të kryer ekspertimin duhet të përfshijë penalitete të forta.

– Identifikimi dhe miratimi i rregullave për funksionumin e një forumi i cili duhet të trajtojë me seriozitet denoncimet e bëra nga subjektet politike apo OJF, edhe kur ato nuk janë të akredituara si vëshguese, apo denoncimet në media. Duhet ngritur një sistem i pavarur verifikimi i levizjeve financiare të korporatave për një periudhë përpara dhe pas procesit zgjedhor.

– Ashpërsimi i rregullave dhe sanksioneve lidhur me mosdeklarimin dhe/ ose deklarimin e pasaktë, përfshirë sanksione penale dhe mundësia e sanksoneve që përfshijnë ndikim në rezultatin zgjedhor të arritur nga subjektet/ kandidatët. Duhet të sigurohet aplikimi pa ekuivok dhe konsistent i sanksioneve ligjore të përcaktuara, si dhe përgjegjësia individuale edhe penale e funksionarëve partiakë dhe kandidatëve në kuadër të financimit politik dhe deklarimit të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

– Përfshirjen edhe të Fondacioneve Politike, në rregullat e financimit për Partitë Politike/ kandidatët.

– Forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/ kandidatët/ fondacionet politike”.

‘Reforma Zgjedhore’ OSBE-ja tryezë me dyer të mbyllura. PD-ja pjesë e punimeve

Tags: partia demokratikePDreforma zgjedhore

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
Meta dekreton ambasadorin e ri të Turqisë

Meta dekreton ambasadorin e ri të Turqisë

Valdrin Pjetri: jo si individ, por si ‘fenomen’

Te sjellja e Arta Vorpsit qëndron një gjë e madhe

Leikert për propozimin francez: Një përpjekje për të penguar zgjerimin

Leikert për propozimin francez: Një përpjekje për të penguar zgjerimin







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com