Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Reforma Zgjedhore/ A do riciklohet sërish e njëjta politikë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Triumfi i të këqijve dhe tollovia e politikës

Nga Ben Andoni

Pothuaj janë harruar hapat dhe ai tension që shoqëroi uljen në tryezën e reformës zgjedhore të strukturave kryesore politike, që do të vendosnin për zgjedhjet. PS, PD, LSI dhe Opozita parlamentare, me gjysmë zëri dhe paçka pretendimeve, u ulën pa gojë përballë njëra-tjetrës. Ca foto, pak deklarata të zbehta dhe procesi, që kishte dhe justifikimin dhe motivimin nga Bundestagu mori jetë për pak javë derisa në vend pllakosi regjimi i ashpër nën Covid-9.

Por, do të mjaftonte një lajm i kaluar në orët e fundit, kinse pa asnjë lloj interesi, që të kuptonim se zgjedhjet do na afrohen dhe forcat kryesore politike PS dhe PD kanë rënë dakord përmes Këshillit Politik (një term interesant për të justifikuar qenien e Opozitës jashtëparlamentare në tavolinë), parimisht në elementët kryesorë.

Që do të thotë se Sistemi Zgjedhor ekzistues do mbetet i paprekur, ku Listat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, në dorë të kryetarëve, një element aq i mirëpritur për të ndryshuar nga njerëzit dhe për t’u përballur me platforma vetjake. Dhe fushatat e tyre zgjedhore të mbulohen gati 100% nga shteti!! E trishtë sa i përket shumë gjërave, për të cilat publiku mendoi se do të vendosej dorë për të besuar se diçka do të ndryshonte. Duket se kryesore është që palët të marrin pjesë në zgjedhje dhe kjo status-quo të vazhdojë në interes të tyre.

Duhet një vëzhgim më i mprehtë dhe informacion më shumë por një gjë kuptohet mirë: Asnjëra nga PS dhe PD, dy formacionet kryesore, të cilat dominojnë jetën e vendit, nuk do të ndryshojë gjë, madje po përgatiten realisht për sfidën që thjesht do të rifusë në sistem Partinë Demokratike.

I vetmi problem, paçka se çfarë thuhet dhe justifikohet me kushtetutën nga presidenti, kjo marrëveshje realisht do e pengojë disi LSI-në, një formacion që e ka vuajtur e vetme supremacinë e partive kryesore dhe ka mbijetuar falë konjukturave dhe pozicionimit të kujdesshëm krah njërës apo tjetrës, një element që ka humbur krejtësisht me mbetjen në opozitë dhe pastaj krejt jashtë sistemit. Ndoshta këtu duhet parë egërsimi dhe pastaj urtimi i kujdesshëm i presidentit të vendit, që i duhet realisht të ringrejë ish-formacionin e tij, që pothuaj është në hije të asaj që ai krijoi. Ndaj lëvizjet e tij duken disi të pakuptueshme, konform qëndrimit të vet të gjithë muajve të fundit.

Ndërkohë publiku që ende kishte varur aq shumë shpresa nga presioni ndërkombëtar dhe mbi të gjitha nga “reflektimi” i politikës shqiptare në këto kohë të vështira, duhet të mësohet dhe t’i bindet me këtë realitet të ri. Ku presioni dhe frika nga Covid-19 i është mbivendosur gjithçkaje që ne presim nga e ardhmja jonë aq problematike. Dhe, Meta, Rama, Basha e kanë kuptuar aq mirë saqë kjo situatë po u përshtatet në mënyrën më të paqtë dhe si dhuratë nga Providenca.

Tags: ben andonireformariciklohetZgjedhore

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Mjekët: Kosova nuk ka teste për gjithë popullatën

Mjekët: Kosova nuk ka teste për gjithë popullatën

Ekzekutoi dhe fshehu trupin e vajzës, gjykata greke vendos burgim të përjetshëm për shqiptarin

Ekzekutoi dhe fshehu trupin e vajzës, gjykata greke vendos burgim të përjetshëm për shqiptarin

Qarkullonin pa dokumente, 3 të rinjtë kundërshtojnë me forcë policët

Qarkullonin pa dokumente, 3 të rinjtë kundërshtojnë me forcë policët







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

by mirseda
18:28 | 16/04/2026
0

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë. Mirlinda Karcanaj ka bërë rekurs...

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

18:04 | 16/04/2026
Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

17:49 | 16/04/2026
Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

17:47 | 16/04/2026
Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

17:42 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com