Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Reeker: Për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Reeker: Për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka pasur vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për dekada dhe këto të fundit do të vazhdojnë investimet derisa të arrihet qëllimi i një strukture të plotë transatlantike.

“Strategjia jonë e sigurisë kombëtare përfshin interesin tonë për ta bërë Evropën të fortë dhe të lirë. Dhe sa më i fortë të jetë Ballkani Perëndimor, aq më e fortë është Evropa dhe partneriteti ynë transatlantik “, ka thënë Reeker gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin 2BS, të organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi.

Si shembull të suksesshëm të udhëheqësisë amerikane në këtë rajon, Reeker ka përmendur marrëveshjen e 4 shtatorit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Uashington.

“Kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme,” ka thënë zyrtari amerikan.

Sa u përket vendeve tjera të rajonit, Reeker ka thënë se zgjedhjet e fundit në Mal të Zi përbëjnë ndryshim të rëndësishëm politik.

“Ne vlerësojmë angazhimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për vlerat e përbashkëta euro-atlantike, qëllimin e tij për të qëndruar në atë kurs si anëtar i NATO-s dhe për të ndërmarrë reformat e nevojshme në Malin e Zi si vend që aspiron për në Bashkimin Evropian”, ka thënë mes tjerash ai.

Qeveria e Krivokapiqit në Mal të Ziështë e para në tri dekadat e fundit që nuk është formuar nga Partinë Demokratike të Socialistëve.

Lidhur me bllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga ana e Bullgarisë për shkak të gjuhës, Reeker ka vlerësuar se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë marrë hapa të rëndësishëm dhe të vështirë në rrugën drejt integrimit evropian.

“Është zhgënjyese të shohësh vonesa në disa hapa burokratikë që përsëri vendosin në pikëpyetje negociatat e pranimit dhe nxisin çështjen e besueshmërisë së BE në rajon,” ka thënë ai.

Si penguese të proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Reeker ka përmendur Rusinë dhe Kinën.

“Rusia po përpiqet të mbjellë kaos politik dhe të përfitojë prej tij, Kina po përpiqet të blejë besnikërinë e rajonit përmes investimeve strategjike, të ngarkuara me hua që do të jenë një barrë për brezat e ardhshëm”, ka thënë zyrtari amerikan.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara do të rikthejnë besimin në rajon, i cili, sipas disa vlerësimeve, është dëmtuar gjatë mandatit të administratës së presidentit Donald Trump, Reeker ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja ndajnë një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor./REL/

Tags: kosovePhilip Reekerserbi

TË LIDHURA

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit
Rajoni

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

14:49 | 07/07/2025
Next Post
Video/ Deputeti bën testin e Covid-19 tek Coca-Cola, rezultati del pozitiv

Video/ Deputeti bën testin e Covid-19 tek Coca-Cola, rezultati del pozitiv

Meta mesazh të rinjve: Vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë

Meta mesazh të rinjve: Vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë

Sa njerëz mund të shtyjë drejt varfërisë Covid-19, sipas Bankës Botërore

Sa njerëz mund të shtyjë drejt varfërisë Covid-19, sipas Bankës Botërore

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool
Sport

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

by mirseda
15:49 | 11/07/2025
0

Jordan Henderson është gati të nënshkruajë për Brentford. Ish-mesfushori dhe kapiteni i Liverpool pritet të nënshkruajë një...

Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

15:47 | 11/07/2025
Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

15:44 | 11/07/2025
Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

15:43 | 11/07/2025
Nga zjarrvënia tek dhuna në familje, disa të arrestuar në Lezhë në orët e fundit

Nga zjarrvënia tek dhuna në familje, disa të arrestuar në Lezhë në orët e fundit

15:41 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com