E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Meta mesazh të rinjve: Vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë ndërkombëtare “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë.

Sipas tij, te të rinjtë nuk ka një emigrim normal, por shpopullim.

Ilir Meta:‘Vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë. Ka një deformim të madh mes mënyrës si ne zhvillojmë politikat e arsimit me kërkesat e punësimit. Këto nuk janë adresuar për një kohë të gjatë, prandaj jemi në një situatë të tillë ku e vetmja zgjidhje është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre, por për shkak të pamundësive. Nuk kemi një emigrim normal, por shpopullim. E kam ngritur gjithmonë problemin e shpopullimit.”

Mes të tjerash, kreu i shtetit i bëri thirrje partive politike që të kenë mes tyre të rinj dhe që ata të behen pjesë e listave të kandidatëve për deputetë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Grabitje me ar*ë në Tiranë, farmacisë i merret e gjithë xhiroja ditore

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një farmaci në Tiranë, pas shkollës 'Sami Frashëri'. Hajduti i armatosur dhe me maskë,...

Kryemadhi: Varfëria ka arritur kulmin. Me këtë ritëm, njerëzit do vjedhin

Ditëne  djeshme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prezantoi programin elektoral me të cilin do kërkojë votat e shqiptarëve më 25 prill. E...

Pse nuk po vijnë vaksinat e Pfizer? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, me mbërritjen...

Video/ Futbollisti shqiptar shënon me mjeshtëri në Kupën e Mbretit të Spanjës

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi shënoi një gol fantastik në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Valadolidit. 25-vjeçari ekzekutoi saktë goditjen e dënimit duke kaluar...

“Vetviktimizmimi” i Albinit, si revansh ndaj rendit kushtetues

Nga: Mero Baze Një komision apelimi në Kosovë hodhi poshtë kërkesën e Albin Kurtit për të kandiduar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke...