Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Reagon Bashkim Fino: Duka të mos tallet me PS, i ka bërë ndere

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Reagon Bashkim Fino: Duka të mos tallet me PS, i ka bërë ndere

Bashkim Fino është emri më i lakuar mediatikisht si një kandidat potencial, në prag të zgjedhjeve për president në Federatën Shqiptare të Futbollit. Por presidenti aktual Armand Duka është shprehur në një emision se nëse Fino do të kandidojë, atëherë ta bëjë nga zyrat e Partisë Socialiste. Ndërsa i kontaktuar nga panorama sport, ish kryeministri i Shqipërisë, ka kërkuar që Duka ti lejë mënjanë sarkazmat, pasi ka edhe miqësi mes tyre, por nuk e ka mohuar që mund të jetë një kandidat për atë post.

Image result for bashkim fino

I pyetur në lidhje me kandidimin e mundshëm apo jo, ish-kryeministri la gjithçka të hapur. Ai nuk e pohoi se do ta ndërmerrte një hap të tillë, por as e mohoi mundësinë për të qenë rival i Dukës në  këto zgjedhje. “Nuk është koha e duhur për t’u prononcuar në lidhje me këtë çështje. Është shumë shpejt”, ishte deklarata e shkurtër e tij. Lidhja e Finos me sportin është e njohur në vendin tonë, qoftë për simpatinë që ka me skuadrën e Partizanit, apo edhe simbolikisht, kur disa vite më parë ishte pjesë e skuadrës së politikanëve në organizimet dhe ndeshjet me karakter festiv.

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Armand Duka në “Top Channel”, emri i Finos u lakua lidhur edhe me partinë, në të cilën ai është deputet. Duka, ndër të tjera, u shpreh se, nëse ai do të jetë kandidat, duhet të zyrtarizohet nga selia e Partisë Socialiste. Ish-kryeministri Fino i ka kujtuar Dukës mbështetjen e Partisë Socialiste në të shkuarën dhe i ka bërë apel që të lërë mënjanë sarkazmën. “Me sa di unë, ishte në kuadrin e sarkazmës. – tha Fino. Megjithatë, unë mund të them se, meqenëse e kam mik, Duka duhet ta kursente sarkazmën me Partinë Socialiste sepse PS-ja i ka bërë nder. Gjithashtu duhet ta kursente sarkazmën edhe me emrin tim, Bashkim Fino”. Kjo ka qenë përgjigjja e ish-kryeministrit që, gjatë javëve të ardhshme, do të hapë patjetër spirale të reja. Tani nuk mund të thuhet me siguri se Duka do të jetë i vetëm në garë…

Fjalët e Dukës të shprehura pak ditë më parë.

“Aq sa thatë ju, kam dëgjuar edhe unë për Bashkimin, që mund të jetë, mediatikisht, E njoh, kam marrëdhënie personale me të, e kam pasur shok shkolle. E respektoj si njeri. Sa i përket kandidimit si pjesë e një partie, i përket atij ta mendojë. Nëse partia do ta kandidoj, ta kandidojë nga selia e partisë, të jetë kandidati i zyrtarizuar i partisë. Ne kemi pasur deputetë që kanë deklaruar nga foltorja e parlamentit që arbitrin e godita unë, edhe kjo mund të ndodhë. Nuk besoj se partia Socialiste do të angazhohet në një fushatë sportive, edhe nëse një nga radhët e saj mund të jetë kandidat”.

Tags: bashkimbërëDukaFinonderePSreagontallet

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Next Post
Kryeministri qiradhënës i Kosovës

Kryeministri qiradhënës i Kosovës

Icardi i përzgjedhuri i tifozëve të Realit, tani radhën e ka Perez

Icardi i përzgjedhuri i tifozëve të Realit, tani radhën e ka Perez

“Amir”, historia e pabesueshme e spiunit sovjetik që shpëtoi jetën e Churchill, Roosevelt dhe Stalinit

“Amir”, historia e pabesueshme e spiunit sovjetik që shpëtoi jetën e Churchill, Roosevelt dhe Stalinit







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

by mirseda
08:12 | 07/03/2026
0

Një aksion i befasishëm i forcave speciale është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë....

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com