Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Amir”, historia e pabesueshme e spiunit sovjetik që shpëtoi jetën e Churchill, Roosevelt dhe Stalinit

8 vjet ago
in Të Gjitha
“Amir”, historia e pabesueshme e spiunit sovjetik që shpëtoi jetën e Churchill, Roosevelt dhe Stalinit

Gevork Vartanian, ishte spiuni sovjetik që ndihmoi në dështimin e një komploti nazist, për të vrarë udhëheqësit aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore. I sëmurë me kancer, Vartanian u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë më 10 janar 2012. Vartian pati një jetë të shquar. Ai u lind më 17 shkurt 1924, në qytetin jugor rus të Rostovit. Vartarian ndoqi shembullin e babait të tij, duke u bërë një agjent i shërbimit sekret sovjetik që në moshën 16 vjeçare.

Atij iu dha emri i koduar “Amir”, dhe detyra e tij kryesore ishte të zbulonte spiunët gjermanë dhe britanikë, teksa shkëlqeu disa herë në misione të tilla me një rrezikshmëri tejet të lartë për jetën. Vartarian arriti jo vetëm të zbulojë plot 400 spiunë gjermanë ndërmjet viteve 1940 – 1941, sipas Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), por ia doli të infiltrohet në radhët e shërbimit britanik të inteligjencës MI-6, dhe madje u lejua të merrte pjesë në një kurs britanik trajnimi mbi spiunazhin në Teheran të Iranit.

Pikërisht atje ai arriti të shpëtojë në nëntorin e vitit 1943 jetën e udhëheqësve aleatë, që merrnin pjesë në Konferencën e Teheranit. Ai drejtoi një grup, të cilit ia besua misioni i bllokimit të sulmit, që do të kryhej nga një komando e posaçme agjentësh gjermanë në Konferencën Ndërlidhëse.

Këta të fundit, u kapën dhe u detyruan të dërgonin mesazhe false në Berlin, gjë që çoi në braktisjen e operacionit sekret. Edhe pse ishte vetëm 19-vjeç Vartanian ia doli të shpëtonte jetën e udhëheqësve aleatë, Stalin, Roosevelt dhe Churchill. Në nderim të atyre ngjarjeve, më vonë u realizua edhe një film me titull “Teheran 1943”.

Ndërkohë gjatë një intervistë për “Ria Novosti” në vitin 2007, Vartanian tregoi në detaje se si  arriti t’i mposhtte spiunët gjermanë. Ai mendonte se kishte patur sukses, pikërisht pasi në radhët e njerëzve pranë tij nuk pati asnjë dezertor. Edhe bashkëshortja e tij, qe gjithashtu një spiune sovjetike, dhe pas Luftës së Dytë Botërore ata punuan bashkë për më shumë se 30 vjet.

Sipas Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, si pjesë e mbulimit të tyre, Vartanian dhe gruaja e tij u martuan disa herë në vende të ndryshme. Gevork Vartanian u tërhoq nga shërbimi në vitin 1992, ndërsa vazhdoi të trajnojë agjentët e rinj.

Vartanianit iu dha dekorata më e lartë, ajo e Heroit të Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, përveç Gevork Vartanian, BRSS përfitoi gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe nga ndihma e dy super-spiunëve të tjerë që ndryshuan fatin e luftës: Rudolf Roessler dhe Richard Sorge.

“Lucy” dhe Vehrmahti

Rrjeti i spiunazhit të Rudolf Roessler, i njohur me emrin e koduar “Lucy”, fitoi admirimin e gjithë profesionistëve. “Lucy” e kishte bazën në Lucernë të Zvicrës, dhe ishte aktiv ndërmjet viteve 1939-1943. Stalini mori nga grupi një dhuratë të papritur Krishtlindjesh në vitin 1940: dosjen e plotë mbi pushtimin e BRSS-së, të koduat me emrin Plani Otto (që më vonë u quajt Barbarossa).

Asokohe, kishte vetëm nëntë kopje të atij plani, dhe Roessler punoi për më shumë se 12 orë për të thyer kodin e tij. Atij iu deshën dhe 48 orë të tjera, për t’ia telegrafuar të plotë Kremlinit. Stalini e fshehu dosjen, dhe ia paraqiti vetëm ministrit të NKVD-së (policisë sekrete politike) Lavrentiy Beria.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Kuqe, Georgy Zhukov, pranoi se as ai dhe as Ministri i Mbrojtjes Semjon Timoshenko, nuk kishin dijeni se Stalini e kishte marrë në dorëzim Planin Barbarossa, plot 6 muaj para pushtimit nazist. Stalini u regjistrua t’i thoshte shefit të Shërbimit të Jashtëm të Spiunazhit të Ushtrisë së Kuqe (GRU):”Mos më thuaj se çfarë beson. Më jep faktet dhe burimin e tyre!”.

Kjo është një dëshmi, se udhëheqësi sovjetik e zotëronte dosjen “Barbarossa” prej një kohe të gjatë. Megjithatë, Rudolf Roessler nuk e zbuloi kurrë burimin e tij, pasi ky qe parakushti që ai u kishte vendosur përfituesve nga puna e tij e spiunazhit:zviceranëve, britanikëve dhe sovjetikëve.  Roessler mori me vetë në varr emrat e informatorëve të tij në Komandën e Lartë të Vehrmahtit.

Në fillim, Stalini e perceptonte Roesslerin si një agjent dhe provokator gjerman, dhe nuk pranoi të merrte parasysh faktin se informacionet e tij mund të ishin autentike. Megjithatë, ai ndryshoi mendim, pasi pushtimit nazist u bë një fakt i kryer.  Rrjeti “Lucy”, krenohej me faktin se e ndihmoi Ushtrinë e Kuqe të fitonte Betejat e Stalingradit dhe Kurskut.

Rrjeti dha detaje të rëndësishme dhe të pashembullta në historinë e artit ushtarak. Ai zbuloi gjithashtu vendndodhjen e saktë të qendrave komanduese gjermane, si dhe depozitave më të mëdha të furnizimit me municione, ushqim dhe karburant.

Vetëm ushtria qendrore gjermane, kishte nevojë për 18.000 tonë furnizime ditore, të cilat ishin të barabarta me 36 trena mallrash! Roessler zbuloi dobësinë e Vehrmahtit: logjistikën e përditshme, që furnizonte 3 milionë ushtarë gjermanë me municione, karburant dhe ushqime.

Richard Sorge, spiuni që shpëtoi BRSS

Richard Sorge, ishte një nga gazetarët më të shquar gjermanë të viteve 1940, dhe një anëtar i Partisë Naziste. Brenda Rajhut të Tretë, ai njihej si një pijanec famëkeq dhe qejfli femrash, megjithatë, ai qe në fakt një oficer i Shërbimit të Inteligjencës së Parë të Ushtrisë Sovjetike (GRU). Në një letër dërguar GRU-së më 1 qershor 1941, ai shkruante se “lufta midis gjermanëve dhe sovjetikëve, do të fillojë rreth datës 15 qershor, në bazë të informacioneve të dërguara nga Berlini nga nënkolonel Scholl për ambasadorin Ort në Moskë”.

Ndërkohë Moska reagoi:”Është e dyshimtë të marrësh telegrame të tilla provokuese!”. Megjithatë, Sorge vazhdoi të spiunonte gjermanët edhe pas sulmit nazist në Moskë, dhe autoritetet sovjetike filluan të merrnin parasysh raportet e tij. Brenda pak muajve, njeriu që konsiderohet si spiuni më i rëndësishëm i Luftës së Dytë Botërore, arriti t’i sigurojë Kremlinit informacionin e duhur që i nevojitej për të bllokuar sulmin nazist në Moskë, që do të ndryshonte rrjedhën e luftës.

Historianët ushtarakë, mendojnë se arritja më e madhe e Sorge ishte informimi i Kremlinit, se Japonia nuk do të sulmonte BRSS-në, dhe se do të sulmonte Kinën Jugore. Ky informacion

i rëndësishëm strategjik, çoi në vendimin kryesor të Stalinit më 26 maj 1941, kur do të transferonte 250.000 ushtarë nga Siberia në Moskë, për të luftuar kundër trupave gjermane.

Sipas historianëve, ishin këto forca ato që e shpëtuan Moskën nga rrethimi gjerman, ndërsa morën pjesë edhe në kundërsulmin e urdhëruar nga gjenerali Zhukov në fillimin e vitit 1942.

Tags: “Amir”ChurchillGevork VartanianhistoriajetënRichard SorgeRooseveltRudolf RoesslershpëtoiStalinit

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Roberto Carlos: Ja si e mposhta Bathrez-in nga një distancë aq e madhe (Video)

Roberto Carlos: Ja si e mposhta Bathrez-in nga një distancë aq e madhe (Video)

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Nëntor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Nëntor?

Shtypi i ditës, 30 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 30 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com