Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Reagime për shuarjen e yllit të basketbollit, Kobe Bryant

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant

Admiruesit e sportit në gjithë botën janë tronditur nga vdekja e papritur e legjendës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant.

Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna ishin mes nëntë vetëve që humbën jetën nga përplasja e një helikopteri në Kaliforni.

Ata po shkonin në një kampionat basketbolli për të rinj. Kobe Bryant ka hyrë në histori si një nga lojtarët më të mirë, të gjitha kohërave në basketboll.

Zyrtarë të Agjencisë Federale të Aviacionit thanë se helikopteri i rrëzuar ishte i tipit Sikorsky S-76. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.

Kobe Bryant jetonte në jug të Los Anxhelosit dhe shpesh përdorte helikopterin për të shmangur trafikun e përhershëm të rrugëve në Kaliforninë Jugore.

Edhe si lojtar ai shpesh shkonte në stërvitje dhe ndeshje me helikopter, një praktikë që e vazhdoi edhe pasi la basketbollin.

Zyra e Sherifit të distriktit të Los Anxhelesit thotë se hetimi po vazhdon dhe zyrtarët federalë po ndihmojnë dhe i kërkoi publikut që të mos shkojë në vendngjarje.

“Siç mund ta imagjinoni nga ana logjistike, është tmerrësisht e vështirë sepse nuk është e lehtë të shkosh në vendngjarje. Dhe tani përballemi me njerëz që duan të shprehin respektin e tyre. Na duhet të përsërisim: askush nuk lejohet të shkojë atje, përveç ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë dhe hetuesve”, tha sherifi Alex Villanueva.

Ai nuk pranoi të identifikonte asnjë nga viktimat, duke thënë se zyra e tij do të presë që mjekët ligjorë të bëjnë punën e tyre. Ai e quajti “jashtëzakonisht të papërshtatshme” që faqja e lajmeve TMZ, njoftoi për vdekjet para se autoritetet të informonin familjet…

Kobe Bryant ishte 41 vjeç.

President amerikan Donald Trump komentoi në Twitter duke e quajtur “një lajm të tmerrshëm”, ndërsa zonja e parë Melania Trump shprehu ngushëllimet duke thënë ata që humbën të dashurit e tyre ishin në mendimet dhe lutjet e saj.

Ish-Presidenti Barack Obama, admirues i njohur i basketbollit, shkruajti në Twitter se Bryant “ishte vetëm në fillimin e një kapitulli të dytë po aq të rëndësishëm”, sa edhe karriera e tij e basketbollit.

Kareem Abdul-Jabbar, personi që ka shënuar numrin më të madh të pikëve në karrierën e tij në NBA, tha se Bryant “ishte shumë më tepër se një atlet.”

Shaquille O’Neal, një legjendë tjetër e basketbollit, shkruante në Twitter “Ndjehem jashtëzakonisht keq.”

Edhe yje nga sporte të tjera si Tom Brady i futbollit amerikan dhe Wayne Gretzky i hokeit, shprehën tronditjen e tyre. Liga e Bejsbollit tha se ishte “e trishtuar pa masë”.

Spektatorët në një lojë të futbollit amerikan, NFL brohorisnin “Kobe….Kobe” ndërsa lajmi përhapej në sallë.

Mijëra vetë u mblodhën para qendrës Staples në Los Anxheles, arena e ekipit të tij Lakers.

Shumica ishin mbledhur spontanisht, me ndjesinë se duhet të ishin atje.

Kobe Bryant ka hyrë në histori si një nga lojtarët më të mirë, të gjitha kohërave në basketboll. Pothuajse gjatë gjithë karrierës ai luajti me ekipin Lakers të Los Anxhelosit, duke fituar 5 herë titullin kampion.

Ai mban vendin e 4 mes lojtarëve që kanë shënuar më shumë pikë gjatë karrierës. LeBron James, doli përpara tij në vendin e tretë, vetëm një ditë më parë, të shtunën. Bryant e uroi përmes një postimi në Twitter.

Tags: basketbollkobe bryantreagimeyll

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Parashikimi/ Si do të jetë moti këtë javë

Numri dy i PS zbulon detajet çfarë tha kancelarja Merkel

Eksperti kinez: Koronavirusi i gjeneratës së dytë mund të jetë më fatal







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com