Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Eksperti kinez: Koronavirusi i gjeneratës së dytë mund të jetë më fatal

5 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Eksperti kinez: Koronavirusi i gjeneratës së dytë mund të jetë më fatal

Një ekspert në Kinë paralajmëron se lloji i ri i virusit, i cili u ndesh për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, mund të fitojë forcë gjë që mund të rrisë aftësinë e tij për t’u transmetuar nga një person tek tjetri.

Koronavirusi që shkakton probleme të frymëmarrjes të ngjashme me pneumoninë, ka prekur rreth 3 mijë vetë në të gjithë botën ndërsa ka shkaktuar vdekjen e të paktën 56 personave në Kinë.

Situata ka bërë që autoritetet në vende të ndryshme të marrin masa për të mbrojtur qytetarët e tyre.

Komuniteti kinez në Paris zhvilloi një paradë të guximshme, por të zymtë më 25 janar, që përkon me Vitin e Ri kinez.

Pjesëmarrësit kërcyen në rrugë me kostume tradicionale, duke tërhequr spektatorë, pavarësisht shqetësimeve për përhapjen e virusit vdekjeprurës që u ndesh për herë të parë në Kinë.

“Kjo nuk do të na ndalë të dalim jashtë, duhet të vazhdojmë të jetojmë. Është njësoj sikurse me sëmundjen e lopës së çmendur, njerëzit vazhdonin të dilnin”, thotë François, e shoqatës sportive Paris-Lion.

Ndërkohë autoritetet franceze po marrin masa se si të parandalojnë përhapjen e virusit në Francë dhe pjesë të tjera të Evropës.

“Do të vendosim një ekip mjekësor në aeroportin “Charles de Gaulle” sikurse bëmë kur mbërriti avioni i fundit nga Wuhani, pasi është pika kryesore e vendit e lidhur me Kinën me fluturime të drejtpërdrejta”, thotë Jérôme Salomon, ministria franceze e Shëndetësisë.

Edhe në vende të tjera autoritetet shëndetësore janë vigjilentë ndërsa numri i të prekurve në mbarë botën po rritet. Një ekspert kinez paralajmëroi se aftësia e koronavirusit për t’u transmetuar nga një person tek një tjetër duket se po bëhet më e fortë.

“Njerëzit e infektuar në Wuhan e kanë përhapur virusin në provincat e tjera. Në disa provinca po shohin ky virus i gjeneratës së dytë, po bëhet shumë i rrezikshëm”, thotë Li Lanjuan, i Akademisë Inxhinierike Kineze.

Ekzistojnë shqetësime se numri i të infektuarve mund të jetë me lartë se sa është raportuar. Zyrtarët kinezë thonë se ata po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur përhapjen.

“Bëhet fjalë për një lloj të ri sëmundjeje. Njohuritë tona për të janë të kufizuara. Nuk jemi të qartë mbi evolucionin e saj. Zhvillimi i një situate epidemike nuk është në kontroll të plotë”, thotë Li Bin, i Komisioni Kinez të Shëndetit.

Qeveria kineze ka vendosur në karantinë rreth 50 milionë njerëz në Wuhan dhe zonat përreth.

Gjithashtu autoritetet po nxitojnë të përfundojnë ndërtimin e një spitali special për të trajtuar pacientët e infektuar me llojin e ri të virusit, shkruan “Voa”.

Në Shtetet e Bashkuara deri ditën e dielë u konfirmuan pesë raste personash të prekur nga virusi dhe 100 pacientë të tjerë po mbahen nën vëzhgim.

Periudha e inkubacionit mund të zgjasë deri në dy javë dhe kërkon kohë për të përcaktuar se cili virus është përgjegjës për problemet shëndetësore gjatë sezonit të gripit.

Tags: ekspertfatalgjenerateVirus

TË LIDHURA

“Përmbytjet katastrofike në Teksas: 27 viktima dhe situatë alarmante”
Bota

“Përmbytjet katastrofike në Teksas: 27 viktima dhe situatë alarmante”

18:06 | 05/07/2025
S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim
Bota

S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

16:44 | 05/07/2025
Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”
Rajoni

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Next Post
Kur do të vijë PD në pushtet? Zëdhënësja e Berishës befason me përgjigjen

Kur do të vijë PD në pushtet? Zëdhënësja e Berishës befason me përgjigjen

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, rritet numri i viktimave

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, rritet numri i viktimave

“Po ta dija, s’kisha ardhur fare”, Klosi i kthehet keq moderatores LIVE (VIDEO)

"Po ta dija, s’kisha ardhur fare", Klosi i kthehet keq moderatores LIVE (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”
Aktualitet

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

by mirseda
18:53 | 05/07/2025
0

Vrasje misterioze në Agia Paraskevi, Athinë – Policia përpiqet të identifikojë viktimën dhe motivin pas atentatit Një...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

18:50 | 05/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
“Fier: Në burg drejtuesit e Bankers Petroleum, nuk ndryshon masa për 7 punonjësit”

“Fier: Në burg drejtuesit e Bankers Petroleum, nuk ndryshon masa për 7 punonjësit”

18:25 | 05/07/2025
“Përmbytjet katastrofike në Teksas: 27 viktima dhe situatë alarmante”

“Përmbytjet katastrofike në Teksas: 27 viktima dhe situatë alarmante”

18:06 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com