Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Reagime pas ndalimit të sportistëve të Kosovës nga Serbia

4 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Reagime pas ndalimit të sportistëve të Kosovës nga Serbia

Autoritetet e Serbisë ndaluan në kufi dhe nuk lejuan ekipin përfaqësues të boksit të Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që zhvillohet në Beograd. Ky refuzim nxiti reagimin e autoriteteve të Kosovës, por dhe të Federatës Ndërkombëtare të Boksit. Zyrtarët e Komitetit Olimpik të Kosovës, thanë se përfaqësuesja e Kosovës tre herë brenda fundjavës tentoi të hyjë në Serbi, por ata u ndaluan në kufi pa ndonjë shpjegim zyrtar të autoriteteve të Serbisë.

Kosova dënon veprimin serb

Në një njoftim të Komitetit Olimpik të Kosovës thuhet se“pas dy orë pritjeje në kufi dhe kontrollimi të detajuar të makinës dhe veshjeve, policia serbe mori urdhrin nga Qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen në Serbi”.

“Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër veprimin e Qeverisë së Serbisë, derisa do të kërkojë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organet e tjera përkatëse të marrin masa ndaj Serbisë”, thuhet në reagimin e KOK. Autoritetet e Serbisë nuk dhanë ndonjë sqarim se pse nuk u lejuan sportistët e Kosovës që të hyjnë në Serbi, ndonëse Federata e Boksit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Boksit AIBA që nga viti 2014. Zyrtarë të AIBA-as thanë se Federata e Boksit të Kosovës nuk duhet të trajtohet ndryshe nga delegacionet, e çdo anëtar tjetër i AIBA-s”.

AIBA: Sporti të jetë i lirë nga politikat kombëtare

“Ne besojmë që të gjithë atletët duhet të kenë shanse të njëjta për të garuar dhe për të treguar aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare”, u tha në një reagim të AIBA, ku shtohet se janë në kontakt me autoritetet serbe që të zgjidhet kjo ҫështje.

Vendimi i autoriteteve serbe që nuk lejoi përfaqësuesen e boksit të Kosovës që të hyjë në Serbi, nxiti reagime të ashpra të autoriteteve në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se “qeveria së bashku me aleatët po punojnë shumë për të hequr barrikadat ilegale të Serbisë kundër konkurrencës së ndershme në kampionatin botëror”.

“Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit ka shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit. Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Kulturë dhe Sport të qeverisë së Kosovës. /DW

Tags: Kampionatin Botëror të BoksitkosovaSerbia

TË LIDHURA

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar
Sport

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët
Sport

LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët

18:15 | 05/12/2025
Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli
Sport

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

17:57 | 04/12/2025
Next Post
Autobusi i linjës Libohovë-Tiranë del nga rruga, plagoset pasagjerja

Autobusi i linjës Libohovë-Tiranë del nga rruga, plagoset pasagjerja

Fifi: S’kam probleme mendore, karrierën s’e kam fituar duke i hapur këmbët

Fifi: S’kam probleme mendore, karrierën s’e kam fituar duke i hapur këmbët

Princesha e Japonisë martohet me shokun e klasës, humb statusin mbretëror

Princesha e Japonisë martohet me shokun e klasës, humb statusin mbretëror







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com