Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Rasti skandaloz i abuzimit me të miturën në Kosovë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Rasti skandaloz i abuzimit me të miturën në Kosovë

Në aktakuzën e Prokurorisë për rastin në Drenas shfaqen detaje e prova në lidhje me keqpërdorimin seksual të së miturës.

Tre profesorë, një avokat, një rreshter policie dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale kanë keqpërdorur seksualisht të miturën, sipas raportit të Prokurorisë.

Skandali i keqpërdorimit seksual të një të miture në Drenas tashmë ka kaluar në duart e gjyqësorit.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, jep detaje dhe prova për mënyrën se si e mitura A.G u keqpërdor seksualisht nga gjashtë persona.

Në aktakuzën e publikuar nga “lajmi.net”, thuhet se 3 profesorë, një avokat, një rreshter dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale keqpërdorin seksualisht 16-vjeçaren.

Profesori i Informatikës në gjimnazin Skënderbeu Shkëlzen Xhekaj sipas aktakuzës ka keqpërdorur A.G. për një vit, prej shtatorit të vitit 2016 deri në shtator të vitit 2017.

“Pas shumë insistimeve në një mbrëmje dalin dhe takohen në afërsi të një autolarje në fshatin Poklek i Ri dhe pasi e dëmtuara hyn në veturën e të pandehurit “Opel Corsa”, shkojnë në afërsi të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc, ku në ulëset mbrapa të kësaj veture, pa dëshirën e të dëmtuarës, me të njëjtën ka pasur marrëdhënie seksuale, kjo edhe ka qenë marrëdhënia e parë seksuale e saj”, thuhet në raport.

E rreshteri Vesel Veseli keqpërdor situatën e së miturës në lidhje me profesorin Xhekaj dhe e keqpërdor të miturën seksualisht.

“Kur e dëmtuara ka dalë për herë të parë të takohet me të pandehurin, e ka marrë me veturën e tij “Mercedes”, ngjyrë hiri, e ka dërguar në motel në Suharekë, ku janë vendosur në dhomën nr. 5, në katin e –I- të këtij moteli dhe aty pa dëshirën e të dëmtuarës, e ka detyruar që të ketë marrëdhënie seksuale me atë, kurse lidhja e tyre ka vazhduar deri në nëntor të vitit 2018-të”, thuhet në raport.

Sipas prokurorisë edhe avokati Gazmend Halilaj, ka pasur raport të afërt me të miturën.

“I pandehuri ka filluar që ta joshë të dëmtuarën A. G të datëlindjes 19.06.2000, aq shumë ku e dëmtuara me kërkesë të pandehurit me datë 29.11.2017 i dërgon fotografi nudo të saj duke përfshirë edhe fotografinë ku shihet organi gjenital i saj dhe me të njëjtin shkëmbejnë biseda të shumta intime, ku në një rast i pandehuri i thotë viktimës “Që ditën e diel do të vijmë në zyrë për të kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në raport.

Këtu është përfshirë edhe Fatmir Caraku, profesor i artit në shkollën Rasim Kiqina.

E pos tij të akuzuar janë edhe profesori tjetër, 59-vjeçari Ibrahim Rexhepi që është mësimdhënës në gjimnazin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas aktakuzës kishte keqpërdorur seksualisht A.G. Nga ky varg i personave të akuzuar nuk ka shpëtuar as punëtori në qendrën Sociale në Drenas, Hysen Hoxha.

Të gjithë këto detaje dhe prova, mësohet se prokuroria i ka nxjerrë me rastin e ekzaminimit të telefonit të viktimës A.G. /gazetaexpress

Tags: abuzime miturkosoveskandaloz

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
“Mirë se erdhe kampion”, Alvini kthehet në shtëpi (FOTO)

“Mirë se erdhe kampion”, Alvini kthehet në shtëpi (FOTO)

Ursula von der Leyen: Evropa duhet të mësojë edhe gjuhën e pushtetit

Ursula von der Leyen: Evropa duhet të mësojë edhe gjuhën e pushtetit

Faqet e para të gazetave, 29 tetor 2019

SHTYPI I DITËS/ Çfarë shkruajnë gazetat për sot







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën
Aktualitet

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën

by mirseda
10:36 | 17/02/2026
0

SPAK ka dhënë pretencat në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg...

Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës

I mituri u zu poshtë nga inertet në oborrin e shkollës, e pësojnë drejtuesi teknik dhe punonjësi

10:07 | 17/02/2026
Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

Urime 18 vjetori i Pavarsisë ,Kosovë

09:46 | 17/02/2026
Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

09:35 | 17/02/2026
Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

09:32 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com